MENU
klinika

Postimi

Edhe Kosova njeh presidentin e Venezuelës, flet Pacolli

24.01.2019 - 14:03

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë me dije se pas Shqippërisë edhe Kosova njeh zyrtarisht kreun e opozitës Juan Guaido si president të përkohshëm të Venezuelës.

Përmes një postimi në Twitter, zëvendëskryeministri Pacolli tha Kosova qëndron me popullin e Venezuelës derisa të kthehet liria.

“Kosova zyrtarisht njeh Juan Guaidó si presidenti të përkohshëm të Venezuelës. Në emër të popullit dhe Qeverisë së Kosovës, zotëri Guaidos dhe popullit të Venezuelës i urojmë dhe dëshirojmë gjithë të mirat në rrugën tuaj për të rivendosur demokracinë dhe ne qëndrojmë me ju derisa të kthehet liria”, ka shkruar Pacolli.