MENU
klinika

TKOBAP

Edukimi i nxënësve përmes kulturës!

26.01.2019 - 13:01

Edukimi përmes Kulturës është prioritet i të gjithë trupave përbërëse të Teatrit Kombëtar i Operas,Baletit dhe Ansamblit Popullor, duke i trasmetuar brezave të rinj vlerat që arti dhe kultura trasmenton.

Në kuadër të këtij projekti trupa e Ansamblit Popullor startoi ditën e djeshme sezonin e ri 2019 në shkollën 9 – vjeçare “Naim Frashëri”.

Në palestrën e shkollës u zhvillua një “workshop” me nxënësit e kësaj shkolle, duke i shpjeguar atyre vlerat e folklorit të pasur shqiptar e më pas duke interpretuar disa pjesë të njohura në një koncert të organizuar posaçërisht për ta.

Atmosfera e krijuar në aktivitet u bë edhe më e larmishme kur bashkë me grupin e vallave të Ansamblit Popullor u bashkuan edhe nxënësit e shkollës, për të mësuar Vallen e “Rugovës” dhe vallen “Katjushka”.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit