MENU
klinika

Detajet

Tronditet Korça/ Ekzekutohet 35-vjeçari në mes të rrugës

17.01.2019 - 22:07

Një ekzekutim me armë zjarri mësohet të ketë ndodhur në qytetin e Korçës.

Trupi i pajetë i një shtetasi 35-vjeçar është gjetur në tokë, përkatësisht në rrugë në lagjen nr. 10 të qytetit.

Viktima ende nuk është identifikuar

Kjo ngjarje mendohet të ketë ardhur si pasojë e një konflikti në një lokal ku edhe ka qenë i përfshirë

Pasi është lajmëruar për ngjarjen, Policia ka shkuar në vendngjarje dhe një hetim ka nisur.