MENU
klinika

Kostot e dërgesave janë të larta

Emigrantët sjellin 13% të buxhetit të familjeve

30.01.2019 - 08:55

Dërgesat e emigrantëve sigurojnë rreth 13% të buxhetit mesatar të familjes shqiptare. Këto para kanë një rol të rëndësishëm për të zbutur varfërinë, për të rritur konsumi n dhe për të mundësuar shpenzimet e familjeve për arsim dhe shëndet.

Por, kostot për të dërguar para në Shqipëri ngelen të larta. Sipas Bankës së Shqipërisë, kostot në kanalet formale vlerësohen të jenë rreth 8-18%, dukshëm më të larta se rajoni, dhe larg objektivit global prej 3% që synohet deri në vitin 2030. Kjo bën që një pjesë e madhe e remitancave të hyjnë Shqipëri në rrugë joformale.

Vlerësohet se në Shqipëri vetëm 4% e dërgesave hyjnë përmes kanaleve bankare. Perceptimi për procedurat bankare si të komplikuara mbizotëron, për shkak të kulturës së ulët financiare. Kjo shpjegon pse 57% e individëve zgjedh institucionet jobanka (kompanitë e transfertave të parave), që kanë kosto akoma më të larta, por janë më të thjeshta në aksesim.

Një nga variantet që Banka Qendrore po merr në shqyrtim në ligjin e ri për shërbimet e pagesave është edhe ofrimi i një llogarie bankare bazike për segmentin me të ardhura të ulëta, e cila lejon shërbimet bazë të pagesave, pa kosto. Mundësimi i një infrastrukture formale më të zgjeruar dhe me kosto më të ulët mund t’i zhvendosë flukset nga kanalet informale drejt atyre formale.

Të paktën 1.2 milionë shqiptarë janë emigrantë, ose sa 40% e atyre që jetojnë në vend, ndërsa fluksi i remitancave vlerësohet në rreth USD 1.15 miliardë në vit, ose sa 12% e PBB-së.

Ky burim i rëndësishëm të ardhurash jep kontribut të rëndësishëm për bilancin e pagesave, pasi mbulon rreth 37% të deficitit tregtar të mallrave.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


501 mln euro për këtë vit

Dërgesat e emigrantëve po rigjenerohen


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!