MENU
klinika

Kujdes!

E parë që mjekët kontrollojnë! Ja çfarë tregon ngjyra e gjuhës

19.01.2019 - 13:42

“Çdo njollë, gunga, plagë apo dhimbje (e gjuhës) duhet të monitorohet dhe të vlerësohet nga një profesionist mjekësor nëse nuk largohen brenda dy javësh.”

A e keni pyetur ndonjëherë veten se përse mjekët kontrollojnë gojën tuaj gjatë një vizite mjekësore? Epo, kur doktori ju kërkon që të thoni “Ah”, ata po kontrollojnë bajamet dhe gjuhën tuaj.

Ju mund të keni vënë re se kjo rutinë nuk zgjat shumë – zakonisht disa sekonda. Kjo për shkak se mjekët, me një shikim, mund të fitojnë informacione të vlefshme nga mënyra se si duket gjuha.

Nëse e analizojmë më në thellësi në fakt gjuha shpesh nënvlerësohet. Nuk është e dukshme për të tjerët (kryesisht) ndaj dhe ne nuk i kushtojmë shumë vëmendje vetëm në rast se e pastrojmë kur lajmë dhëmbët dhe kaq.

Gjuha, megjithatë, është me një rëndësi të veçantë për shëndetin dhe funksionin e trupit tonë. Pa të, nuk mund të hamë, të pimë, të shijojmë, të përtypim ose të flasim.

Gjuha jonë nuk ka “lëkurë”. Në vend të kësaj, ajo është e mbuluar me një ind rozë, me lagështi (mukoza) dhe mirëmbahet nga një rrjedhje e madhe e gjakut. Mukoza dhe përmbajtja e lartë e gjakut i japin gjuhës atë ngjyrën tipike të kuqe në të roztë.

Ngjyra e gjuhës ofron informacione vlefshme. Si e tillë, ngjyra e saj është ajo në të cilën duhet të përqendrohemi.

Ja çfarë tregon ngjyra e gjuhës për shëndetin tuaj:

Gjuha përbëhet nga tre seksione – maja, trupi dhe rrënja. Apex është maja; trupi është pjesa tjetër e gjuhës që shtrihet deri në fyt dhe rrënja e fikson gjuhën në bazamentin e gojës.

E Zbardhur

Një gjuhë e zbardhur është prej kohësh lloji më i shpeshtë i zbehjes së gjuhës. Shpesh lidhet me higjienën e vazhdueshme të dobët të gojës. Kushtet e tjera që mund të shkaktojnë zbardhjen e gjuhës përfshijnë:

– Sëmundje të stomakut: plagë të dukshme të bardha në gjuhë. Plagët shpesh përmbajnë ngjyrë të bardhë në të verdhë në qendër të gjuhës.

Me gjithë dhimbjet që shkaktojnë, plagët e tilla zakonisht janë të padëmshme. Megjithatë, rastet e përsëritura duhet të ekzaminohen për të testuar sëmundje të tjera të fshehura.

– Leukoplakia: një gjendje që lidhet me acarimin e gjuhës të shkaktuar nga konsumimi duhanit. Kjo gjendje shkakton që qelizat që quhen membrana mukozale të irritohen.

Çngjyrosja është evidente kur maja e gjuhës ose pjesa e brendshme e gojës shfaqin njolla të bardha në gri.

– Infeksion oral (candidiasis): manifestohet nga një infeksion i quajtur Candida albicans. Ajo krijon arna të bardha dhe të buta në sipërfaqen e gjuhës.

Kjo gjë mund t’u ndodhë të gjithëve, edhe pse njerëzit me sistemin imunitar të dobët, të vegjëlit dhe të moshuarit janë veçanërisht të rrezikuar.

E Zezë

Pamja e çuditshme ashtu siç duket në fakt, kushtet mjekësore zakonisht nuk e shkaktojnë një ngjyrë të zezë të gjuhës.

Ndonjëherë, gjuha mund të duket e zezë nga zgjatimi i papillae (kokrrizat tipike të vogla që gjenden në sipërfaqen e gjuhës).

Gjuha në ngjyrë të zezë mund të shkaktohet nga medikamente të caktuara (p.sh., antibiotikë), produkte për shpërlarje të gojës, mungesa e higjienës orale ose konsumimi i duhanit.

Blu

Një gjuhë që duket blu duhet të konsiderohet gjithmonë një emergjencë mjekësore. Siç është rasti për pjesët e tjera të trupit, ngjyra blu shpesh tregon një ndërprerje të gjakut diku.

Një gjuhë blu mund të jetë një shenjë e cianozës, një gjendje serioze që prish furnizimin e oksigjenit me indet tona. Cyanosis mund të shkaktohet nga çrregullime të gjakut, sëmundjet e enëve të gjakut ose problemet kardiake.

E Kuqe e ndezur

Një gjuhë e kuqe e ndezur mund të jetë për shkak të disa kushteve. Glossitis, ose inflamacion i gjuhës, është më i zakonshmi. Një ngjyrë e tillë e gjuhës gjithashtu mund të jetë një shenjë e mungesës së lëndës ushqyese.

Mjeku i familjes, Dr. Danial Allan, thotë se “mungesa e acidit folik dhe vitamina B-12 mund të shkaktojë që gjuha juaj të marrë një pamje të kuqërremtë”.

Kushtet më të rënda përfshijnë fruthin, i cili bën që gjuha të ketë një ngjyrë të kuqe dhe formë me gunga.

Dr Allan thotë, “Nëse keni temperaturë të lartë dhe një gjuhë të kuqe, duhet të takoni mjekun tuaj të familjes”. Fruthi duhet të trajtohet nga një mjek specialist.

Vjollcë

Një gjuhë ngjyrë vjollcë është e pazakontë në krahasim me ndryshimet e tjera të gjuhës. Ka dy “të dyshuar të zakonshëm” që e bëjnë një gjuhë në ngjyrë të purpurt:

– Mungesa e ushqyesve, sidomos kur na mungon vitamina B2 (riboflavin).

– Pararendëse e ngjyrës blu të gjuhës, që është një gjendje mjekësore potencialisht e rëndë. Kështu, një person gjuha e të cilit shfaq ngjyrë të purpurt, vjollcë kërkon monitorim nga stafi mjekësor derisa ngjyra të zbehet.

Një gjuhë e purpurt mund të shkaktohet nga disa sëmundje të ndryshme dhe kërkon ekzaminim nga një mjek i specializuar.

E Verdhë

Ashtu si me një gjuhë në ngjyrë të purpurt, edhe e verdha është një ngjyrë e rrallë për gjuhën. Zakonisht i paraprin ardhjes së gjendjes së gjuhës në ngjyrë të zezë.

Në mënyrë sporadike, një gjuhë e verdhë mund të jetë simptomë e verdhëzës – një gjendje mjekësore që shkakton zverdhje ose pigmentim të gjelbër të lëkurës për shkak të niveleve të larta të bilirubinës.

Këshillë:

Kur të lani dhëmbët, sigurohuni që të bëni një kontroll të shpejtë të gjuhës suaj. Pastrimi i gjuhës duke përdorur një kruajtës për gjuhën mund të eliminojë disa nga problemet që mund të shfaqen.

Gjithashtu, jini të vëmendshëm ndaj gungave, plagëve ose kushteve të tjera të çuditshme që vini re tek gjuha juaj. Simptomat që nuk largohen brenda një periudhe 14-ditore duhet të shqyrtohen domosdoshmërisht nga një mjek.