MENU
klinika

Të dyshimta

Facebook mbyll disa profile dhe faqe të instaluara në Rusi

19.01.2019 - 13:00

Facebook njoftoi sot fshirjen e disa faqeve, grupeve apo profileve të instaluara në Rusi, duke i akuzuar për sjellje të dyshimta.

‘’Sot, ne fshimë shumë faqe, grupe apo profile për sjellje të dyshimta në FB dhe Instagram’’, njoftoi në një postim Nathaniel Gleicher, shefi i sigurisë kibernetike të rrjetit më të madh social në botë.

Kompania e Mark Zuckerberg citon dy operacione nga orgjinë nga Rusia, një aktiv në një sërë shtetesh, ndërsa tjetri i përqëndruar në Ukrainë.

‘’Nuk kemi gjetur lidhje mes këtyre operacioneve, por ata kanë përdorur taktika të ngjashme duke krijuar rrjete profilesh për t’i ngatërruar të tjerët në lidhje me identitetin e tyre dhe se çfarë bënin’’, -sqaroi Gleicher.

Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit

Nga harxhimi i baterisë së celularit te niveli rrezatimit dhe stresit

Arsyet pse duhet të fikni Wi-fi gjatë natës!