MENU
klinika

Faktet!

Serbët trafikuan organe të shqiptarëve në luftë

28.01.2019 - 14:28

Ky dokumentar përmban pamje të rënda. Fuqishëm sugjerohet aprovimi i prindit ose kujdestarit para se të shikohet nga personat nën moshën 18 vjeçare.

Një raport i hartuar nga antropologu i lartë i ICMP-së, për mjekësi ligjore, Dr. MarkSkinner, vë dyshime të bazuara se serbët kishin trafikuar organe të shqiptarëve, gjatë transportimit të tyre për në Serbi.

InDoks, ka siguruar raportin e Dr.Skinner, në të cilin,  përmenden 82 persona, të cilët ishin transportuar të gjallë deri në Serbi, ku të njëjtit më pas ishin varrosur me arkivole dhe qese të etiketuara në varrezat e Rashkës, Batanjicës dhe Petrovosellës.

Ekspertiza ka vërtetuar se këta trupa nuk ishin ekzekutuar me plumba, apo mbytur me mjete të tjera, vdekja e tyre është krejtësisht e një natyre tjetër, ka shkruar në raport Dr. Skinner, i cili potencon se në Batajnicë kishte 8 lokacione ku janë bërë këto zhvarrime.

Në mesin e këtyre viktimave, sipas këtij raporti, dyshohet se iu janë nxjerrë organet, kanë qenë 13 meshkuj, 14 femra dhe 9 fëmijë.

kolana e librave

Se ka pasur trafikim të organeve të civilëve shqiptarë nga ana e Ushtrisë së Serbisë, e thotë edhe Ahmet Grajqevci, nga Këshilli i Familjarëve të Zhdukur.

“Këta njerëz që janë marrë janë të moshave të ndryshme. Më shumë janë të moshave rinore, do të thotë edhe të mitur. Për herë të fundit, ky numër kaq i madh i të kidnapuarve është parë në Prekuple. Kemi raste kur njerëzit kanë shkuar edhe i kanë parë të burgosurit e tyre dhe sot nuk janë askund. Do të thotë kjo është edhe më e tmerrshme. 

Në këtë proces unë mendoj se zoti Mark Skinner, në raportin e tij thotë se gjatë hulumtimit në Batajnicë, ka pasur edhe nxjerrje të organeve të trupave të shqiptarëve dhe asnjëherë për shqiptarët nuk është ngritur kjo cështje – si një ekspert me famë ndërkombëtare, një mjekoligjor me famë botërore sic është Mark Skinner, është për të ardhur keq si pala shqiptare dhe bashkësia ndërkombëtare, nuk fillojnë hetim qoftë ndërkombëtar, se ne nuk e kemi fuqinë për ta bërë një gjë të tillë. 

Por, Bashkimi Evropian, se ka vërtetuar një ekspert ndërkombëtar dhe këtu lindin dyshimet se te shqiptarët, me të vërtetë janë bërë transplantim organesh dhe të gjithë trupat – mund të them 80% e të kthyer nga Serbia e sa janë marrë të gjallë nga Kosova, pa asnjë dokument mbi shkaktarët e vdekjeve dhe kjo të shtynë të mendosh dhe të dyshosh se këtu me siguri është bërë trafikim organesh”, ka thënë për InDoks,Ahmet Grajqevci. /Insajderi/