MENU
klinika

‘’Prostituta’’ tek ‘’Andon Zako Çajupi’’

Falje apo hakmarrje, si mendon Leka Bungo?

13.01.2019 - 11:47

Nga Eugent kllapi/

Sot në teatrin ‘’Andon Zako Çajupi’’ në Korçë shfaqet të dielën një histori e vërtetë e një dramë që ripërsëritet në shoqërinë shqiptare. Ajo quhet ‘’Prostituta’’. Përjetimet dhe kujtimet e vajzës vijnë në shfaqje nëpërmjet interpretimit profesional të disa aktorëve me profesionalë si Julinda Emirit që luan prostitutën, përkrah aktorëve me emër si Viktor Zhusti që luan rolin e priftit, Bujar Asqeriu rolin e një deputeti, Mehdi Malha babai i vajzës, Natasha Sela e Vangjel Toçe.

E gjithë drama rrethrrotullohet brenda një udhëkryqi rreth një vajze prostitutë. Kur ajo rikthehet nga Italia në Shqipëri i vetmi motiv që sillet në mendjen e saj është hakmarrja e shpagimi që duhet t’i bëjë ajo personit që e çoi prostitutë në Itali. Ai tashmë është bërë deputet.

Kjo dramë ka për autor dhe regjizor Leka Bungon, ai sjell një histori të dhimbshme të trazicionit shqiptar të viteve 1990. Në atë kohë kur çdo gjë ishte kaotike dhe kur mund të bije shumë lehtë pre e shantazhit apo e presionit, ashtu si një 16 vjeçare ngecet në rrjetën e prostitucionit.

Autori i dramës Leka Bungo ka jetuar në New York dhe është i bindur se gjetja e veprës së tij është një nga problemet themelore të shoqërisë shqiptare dhe nuk gjeti asnjëherë zgjidhje.

 

Në dramë shfaqen një sërë fenomenesh të viteve të trazicionit të vështirë shqiptar, që nga fenomeni i zhbërjes së vlerave deri te një moral i ngritur nga një antimoral, antivlerë e kthyer në vlerë, një sistem i keqfunksionuar në funksion të jetës së përditshme që i përshtatur te shoqëria shqiptare më së miri.

Një skafist që bëhet deputet dhe një 16 vjeçare e gënjyer e bërë prostitutë. Një e mirë e kthyer e keqe dhe një e keqe e kthyer e mirë. Një e drejtë e humbur dhe një e drejtë e mbrutjur nga vetdrejtësia pasi normat shoqërore janë zbehur, ligjet janë për të fortit, të pamëshirshmit apo maskarenjtë. Një drejtësi me plot padrejtësi brenda, po a mund të ketë drejtësia padrejtësi? Një e drejtë që do kërkuar me padrejtësi, po a mund të kërkohet drejtësia me forma padrejtësie. A është me të vërtetë padrejtësi?

Në thelb një kohë pa kohë që vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite aktuale dhe vjen më aktualisht se kurrë në teatrin e një vendi ku kultura ka bërë shtresëzime të përjetshme, në Korçë.

Dhe ky dëmshpërblim duhet të vijë domosdo nga hakmarrja më shumë se falja që mëson feja si rregullatore e ndjenjave njerëzore, pasi shtet nuk ka, ai ka rënë për jetën e përditshme të prostitutave ku ligjin e bën deputeti skafist.

Ajo me kthimin e saj në Shqipëri kërkon dëmshpërblim moral, moral për kohën e marrë, për nderin, për dhunën, për çdo gjë që quhet në mendjen e saj moral. Vetgjyqësia sjell instikte të hershme të të ekzistuarit, atë të një morali zakonor, mitik sesa juridik , dhe ky dëmshpërblim ka vetëm një rrugë në mendësinë e saj, si në një mendësi shoqërore të tërë kur vjen puna për faje të rënda, hakmarrja.

Hakmarrja është një nga elementët kyçe të shoqërisë që vjen si kult dhe është vlerë e fshehtë që në kohët kur janë thurur dramat dhe kur kanë lindur kultet. Në formë të pandërgjegjshme kur nuk ekziston rregulli dhe ligji rikthehen këto të pandërgjegjshme në formë kulture mijëvjeçare te njeriu që do të plotësojë vetveten nëpërmjet autovetgjyqësisë. Një formë jungiane e të shprehurit të karakaterit të njerëzve nuk reziston por ngrihet kryelartë, ajo e pandërgjegjshme që ngrihet nga gërmadhat e një kulture mijëvjeçare.

Këtë kërkon dhe vajza sipas Leka Bungos, ajo mendon se hakmarrja është një organizëm tek njerëzit ku kontradita për të krijuar ekuilibër në qenien njerëzore kalon nëpërmjet boshtit të dy fundoreve, ‘falje’ dhe ‘hakmarrje’. Cila do të fitojë nga këto, cila duhet të përcillet si mesazh? Këtu fillon dhe konflikti i vërtetë i vajzës, i dramës së saj.

Këto drama biblike apo homerike vazhdojnë të jenë edhe sot e kësaj dite po aq të fuqishme, sepse vetë shoqëria njerëzore, sa ka modernitetin për të jetuar, ka dhe ekzistencën për të qenë ku vijnë forma prehistorike të shtresëzimit të tij kulturor për të ekzistuar sa dhe modernizimit të tij.

Thellë në qenien njerëzore burimi i pashtershëm i të drejtës kërkon hakmarrje dhe kjo vjen më e theksuar në ato shoqëri që kanë qenë të mbyllura me një orientim patriarkal.

Autori i dramës kërkon më shumë falje porse shoqëria e revoltuar ndonjëherë kërkon hamkmarrje dhe dy të kundërtat bashkëveprojnë bukur në dramën e tij. Dikur filozofi Niçe thoshte se ”aty ku njeriu është i pakënaqur, ai është gati për hakmarrje”, këtë do dhe vajza e pakënaqur me veten e saj.

Nga ana tjetër ”aty ku fillon e pandërgjegjshmja, njeriu nuk ekziston” shprehet Focoult, kë do të zgjedhë vajza dhe a mund të luajë ajo me të pandërgjegjshmen e saj e hakmarrjen, e kthyer tashmë si formë unike në etikën e saj?

Personazh tjetër i rëndësishëm përveç gruas është prifti, që mishëron moralin dhe etikën që trajton Bibla, që është pro faljes dhe zemërgjerësisë dhe kundër hakmarrjes. ‘’Falini At se nuk dinë çfarë po bëjnë’’ ngre krye po aq fortë sa dhe ndërshkimi. Te ai kjo është e plazmuar në formë etike të të jetuarit.

Mirëpo hakmarrja sipas autorit të hedhur në vepër te personazhi kryesor është si orgazëm për njerëzit, dhe lufta që bëhet është ndërmjet dy ndjenjave të fuqishme, që ekzistojnë te njeriu, falja dhe hakmarrja.

Duhet të kthejë faqen tjetër e të fshikullohet, të falë, të kryqëzojë apo të ekuilibrojë vetveten në raport me të tjerët? Gjithmonë njeriut do të paraqitet një udhëkryq me dramat e veta ku ka dy të kundërta. Dy të kundërtat që do të bëjnë historinë e tij, nga një anë do të paraqiten pozitivet dhe nga ana tjetër të peshojë negativet.

Negativja për kohën e artë që jeton shpallet e stabilizuar nga poste maskarenjsh që duan të mbajnë statusquao-në e tyre në kurriz të së mirës deri aty sa bën deputë e ligje për hisen e saj. E mira dhe e keqia vjen në mijëvjeçarë në simbiozë me njëra-tjetrën. ajo nuk mund të kuptohet ndryshe përveçse në marrëdhënie. Këtu udhëkryqi shtohet në dy të kundërta që shpallin detyrën e tyre për zgjidhje.

Fati i vajzës thërret pikërisht në këtë moment dy shtylla etike që zhvillohen në një shoqëri e tërë, të fal apo të hakmarrë, të jetë e keqe apo e mirë, të bëj keq si i kanë bërë, apo të bëj mirë siç është ajo në shpirt? Ajo ballë për ballë priftit vjen me rrëfimin e saj të sinqertë.

Nis rrëfimin e saj…“Padre, ndoshta nuk iu ka rastisur asnjëherë që një Prostitutë të rrëfehet përpara jush”.

Po si vazhdon lufta ekzistenciale midis priftit dhe prostitutës, midis këtij udhëkryqi në veprën e Leka Bungos e shprehur plot frymëzim me kastën e aktorëve?

Shkoni sot në teatër, teatri është vendi ku mëson se çfarë është njeriu dhe si gatuhet ai, ai është mënyrë të ekzistuari, mos ngurroni ta vizitoni!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN