MENU
klinika

U prek nga tërmeti

Familja në Kuç kalon dimrin në çadër ushtrie

10.01.2019 - 17:42

Rikthimi i reshjeve dhe temperatura të ulta e ka gjetur të pastrehë një familje në Kuç të Himarës, pasi banesa e tyre u dëmtua nga tëmeti i javës së kaluar. Në këto kushte ata do ti kalojnë këto ditë të ftohta në një çadër ushtrie.

Një familje e prekur nga tërmeti 4.7 ballë i javës së kaluar në Kuç te Himarës do t’i kalojë këto ditë të ftohta dhe me reshje në një çadër.

Forcat e Armatosura kanë pajisur familjen me çadër ushtrie, ku do të sistemohet provizorisht deri në përfundim të procesit të evidentimit të dëmeve.

Në terren prefekti, Flamur Mamaj, tha se situata po monitorohet hap pas hapi.

familja eprekur nga termeti-konica.al

“Deri në riparimin e plotë të shtëpisë këta të banojnë në këtë çadër.”

Sakaq, në terren ka mbërritur edhe grupi i punë së bashkisë së Himarës, i cili po punon për evidentimin e dëmeve.

Edhe në gjithë zonën e lumit të Vlorës, vijojnë temperaturat e ulta shoqëruar me reshje shiu e dëborë.

Problematika vijon të jetë situata sa i përket furnizimit me energji elektrike.