MENU
klinika

Tenis

Federer e nis me trofe vitin 2019

05.01.2019 - 17:21

Një nisje shumë e mirë për tenistin zviceran Roger Federer, që së bashku me tenisten Belinda Bencic, siguruan një fitore 2-1 me sete ndaj dyshes gjermane Alexander Zverez dhe Angelique Kerber, duke triumfuar për Zvicrën në turneun “Hopman Cup” për herë të dytë radhazi.

Në një përsëritje të finales së vitit 2018, Federer e mposhti Zverev 6-4, 6-2, duke i dhënë Zvicrës epërsinë 1-0.

Por, kampionia e Wimbledon-it, Kerber e mundi Bencic 6-4, 7-6 (8-6), duke e barazuar rezultatin e përgjithshëm në 1-1.

Megjithatë, dyshja zvicerane e fitoi titullin pas një superfinaleje në duelin e çifteve të përziera, 4-0, 1-4, 4-3 (5-4). Ky ishte titulli i katërt për Zvicrën në Hompan Cup.

federer bencic
federer bencic

Dueli i çifteve të përziera luhet në një format të shpejtë me katër sete, që do të thotë ekipi i parë që i fiton katër game, e fiton setin, ndërsa luhet edhe një tie-break, nëse rezultati është 3-3.

Njëzet herë kampioni i grand slameve Federer është tenisti i parë që e fiton “Hopman Cup” tri here, dy herë me Bencic dhe një herë me Martina Hingis.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN