MENU
klinika

Kapiteni i Romës

Film për Tottin, ja kush mund ta interpretojë

13.01.2019 - 17:27

Një legjendë e tillë e meriton një serial e jo thjesht një film. Mediat italiane konfirmojnë se një film në lidhje me karrierën dhe jetën e legjendës së Romës e futbollit italian Francesco Totti është duke u projektuar.

Një film që do të bazohet në autobiografinë që ka bërë e publikuar vetë kapiteni legjendar i skuadrës verdhekuq. Por kush do ta interpretojë këtë ikonë të futbollit botëror?

Ai është aktori i famshëm skocez James McAvoy, që nuk vetëm një tifoz. por dhe i apasionuar pas futbollit. Ai ka një ngjashmëri të madhe me ish-sulmuesin e Romës, ndaj dhe si shihet si kandidati kryesor që do të luajë rolin e Tottit në film.

James McAvoy
James McAvoy

Ka qenë vetë aktori skocez që e ka konfirmuar këtë mundësi. “I ngjaj Francescos dhe jam gati ta interpretoj nëse ma ofrojnë atë rol. Totti është një personazh i jashtëzakonshëm i futbollit. Siç thuhet në futboll, më vini në provë dhe do t’ju tregoj se sa vlej”, – tha McAvoy.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN