MENU
klinika

Kinematografia shqiptare

Filmi ‘’Rreze’’ trimfon në World Film Festival

05.01.2019 - 11:45

Data 1 janar nuk ka kulmuar vetëm me festën e ndërimit të viteve. Në South Wales të Australisë është realizuar World Film Festival ku ndër shumë filma është nominuar edhe filmi ‘Rreze’ (Ray) i realizuar sipas një flete të ditarit të famshëm të Rreze Abdullahut e me regji te Lorena Sopit. Filmi ‘Rreze’ është prodhim i kompanisë AS Film Production nga Prishtina.

Ky ditar flet për luftën e Kosovës në sytë e një fëmije të quajtur Rreze Abdullahu, njësoj si në Luftën e Dytë Botërore që ka pasur përjetimet e saj vajza hebrehe Ana Frank, e cila pati dhe fatin tragjik të saj me vdekje. Njësoj si ajo, Rrezja, hedh përjetimet e saj për momentet e vështira të luftës së Kosovës.

Festivali ka pasur disa filma me metrazh të shkurtër nga disa vende të botës, si: ‘Rreze’ nga Kosova, ‘’Healers’’ nga Franca, ‘Yet Another Breakup’ nga Belgjika, ‘Arrested Prisoner’ nga Brazili.

Në katëgorinë Best Short Drama filmi shqiptar nga Kosova ka fituar çmimin kryesor. Filmi ‘Rreze’ vjen prej një paraqitje dinjitoze të tij në plot 15 festivale ndërkombëtare dhe është gjithashtu fitues i 5 çmimeve ndërkombëtare, ai pati premierën në Cannes Film FestivalShort Corner, në muajin maj të vitit 2018.

Ndër të tjera ka fituar, Filmi më i mirë evropian në Europa Film Festival në Barcelonë, Filmi më i mirë i luftës në Festivalin Movie Pro Screen në Los Angeles të SHBA-ve, Award of Merit në Festivalin Best Shorts Competition – La Jolla, të SHBA-ve, Merit Award në Canada Short Film Festival në Vancouver të Kanadasë, si dhe Best Drama Short në World Film Festival.

Në rolet kryesore të këtij filmi luajnë Agron Shala, Glorioza Shala, Aurita Agushi, Beslidhje Bytyqi, Selman Lokaj, etj.
Drejtor fotografie është Besnik Hasolli. Zëri: Gëzim Rama, Skenograf: Uran Duli, Kompozitor: Mendi Mengjiqi. Regjisore: Lorena Sopi.
Lorena Sopi lindi në Prishtinë më 12.12.1997.

Ajo Ka studiuar regjinë e filmit në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës. Gjithashtu studente e regjisë dhe produksionit në Toronto Film School – Kanada.

Lorena është shquar me filmat e shkurtër “Mona”, “‘Përjetësisht fëmijë’, “Rreze” etj. Karriera e saj ka pasur një bum në ngritje dhe një profesionalizëm elitar në festivalet më të mira të filmit në rang ndërkombëtar.

Puna e saj në kinematografi ka qenë pjesëmarrëse e 50 festivaleve ndërkombëtare dhe kanë fituar më shumë se tridhjetë çmime kinematografike.
Rreze Abdullahu Ferizaj ka lindur në vitin 1990.

Ajo është një shkrimtare nga Kosova. Ndryshe është quajtur si Ana Franku i Kosovës për mënyrën sesi ka trasmetuar ajo përkujtimet e saj në ditar.

Në kohën e konfliktit dhe të luftës midis Serbisë dhe Kosovës në 1999 ajo ka shkruar një ditar të luftës me titull ‘’Nuk du luftën’’. Mbresat që paraqiti lufta dhe masakrat e milicisë serbe mbi popullsinë kosovarë tek ajo si fëmijë ishin të papërsëritshme.

Rreze Abdullahu nga Ferizaj dëshmoi për mizorinë e ushtrisë dhe milicisë serbe mbi Kosovën. Ajo ka studiuar studente e psikologjisë në Universitetin e Prishtinës.