MENU
klinika

Deputeti i PS-së kërkesë në Perugia

Foto/ Vdekja e Ismail Qemalit në hotelin italian!

19.01.2019 - 12:45

Deputeti i PS-së, Fate Velaj, në një takim të zhvilluar me Andrea Romizi, kryetar i bashkisë në Perugia, në 100-vjetorin e vdekjes së Ismail Qemalit, ka kërkuar të shihet mundësia për vendosjen e një busti të atit të kombit shqiptar, në atë vend ku 100 vite më parë ndërroi jetë.

Fate Velaj, ndau me miqtë e tij lajmin për këtë takim të zhvilluar.

Postimi i Fate Velajt

PERUGIA – ISMAIL QEMALI

“…dje, 18 Janar 2019, në Perugia të Italisë, zhvillova një takim me Andrea Romizi, kryetar i bashkisë së qytetit (Partia “Forza Italia” e Silvio Berlusconit). Me kryetarin e bashkisë bisedova për atë që e bashkon Vlorën me këtë qytet të Italisë dhe pikërisht, Ismail Qemali. Ai, u lind në Kaninë dhe vdiq 100 vite më parë, në 24 Janar 1919 në Hotel Brufani në Perugia.

Si deputet i Vlorës dhe djalë i Kaninës, i shfaqa atij dëshirën time që, në Perugia, të vendosim një bust të At’it të Kombit dhe le të shërbej kjo figurë që për të ardhmen e shqipërisë trokiti portave të europës si pikënisja e marrëdhënieve midis dy qyteteve tona, të para këto nën këndvështrimin e së ardhmes europiane të Vlorës.

Ai e perqafoi idenë time dhe do bëj ç’është e mundur që ta vendosim bustin, pikërisht ku unë dëshiroj, pranë Hotel Brufani, aty ku Ismail Qemali, në krahët e djalit të tij si dhe të Luigj Gurakuqit, gjatë një konference për mediat, vdiq.

(Përballë Hotel Brufani, është lulishtja e Piazza Vanucci, me një monument të Petro Vanucci, djali më i famshëm i Perugia’s, piktori i famshëm i Rilindjes Italiane, mësues i Rafael.

Gjithashtu, busti i të famshmit Pintoricchio. Në lulishte, janë dhe buste të filozofëve dhe njerëzve të shquar të qytetit. Avokati Gianni Agnelli, Bos i Fiat dhe Juventus, i krahasonte goditjet jashtë zone të Alex del Piero me penelatat e Pintoricchio’s.

Kryetari i bashkisë pranoi ftesën time të vij në Vlorë, në 28 Nëntor të këtij viti, për të përkujtur veprën që e bëri Ismail Qemalin të pavdekshëm.

Këtë vit, e kam shpallur “VITI I ISMAIL QEMALIT” dhe do i dedikohem figurës europiane të tij. Jo vetëm 100 vjetorit të vdekjes por dhe 175 vjetorit të lindjes (1844-1919) si dhe vizioneve europiane të Vlorës duke e paraqitur atë, kancelarive dhe insititucioneve qendrore të kontinentit.

Sot, 19 Janar, pas një mëngjezi pune, së bashku me kryetarin e bashkisë, dolëm një shëtitje nëpër qytet ku ai, më tregonte sesi Perugia, e ka nivelin e jetesës 25% më të lartë se mesatarja e qyteteve italiane.

Gjithashu, zhvillova një takim dhe me Stefano Chiesa, drejtorin e Hotel Brufani, në hollin e të cilit, Ismail Qemali vdiq ( u helmua siç flitet). Me të bisedova që, në hapësirën e hotelit, të vendoset një pllakë në kujtim të Ismail Qemalit…”