MENU
klinika

Piktura moderne

“Fshati Primitiv Ndriçohet nga Meteorë” vjen tek FAB

17.01.2019 - 14:23

Viti 2019 vjen i zjartë në ngjyra për galerinë FAB. Pas një viti të suksesshëm në vitin 2018, sonte në datën 17 janar në orën 18:00 në Galerinë FAB ka një event të veçantë në lidhje me pikturën e tij. Në një ekspozitë personale vjen i veçantë piktori i mirënjohur të njohur Maks Velo.

“Fshati Primitiv Ndriçohet nga Meteorë” do të paraqesë për këtë vit të ri në galerinë FAB. Maks Velo është një emër i njohur për publikun shqiptar në shumë fusha dhe si një kritik i njohur për konceptin e urbanistikës moderne.

Kësaj radhe në galeri ai vjen shumëngjyrësh dhe me telajo nga pikturat e tij që paraqesin gjithmonë një karakter të veçantë të të menduarit të tij në pikturë.

Kurator në këtë ekspozitë është Mikel Temo një artist korçar gjithshtu i mirënjohur i artit pamor.

Maks Velo ka qënë gjithashtu i përfolur dhe shumë polemik si pjesë e opinionit publik, në lidhje me të kaluarën e sistemit diktatorial ku ai ka qenë pjesë e mekanizmit shtypës të këtij sistemi, si i dënuar politik, si artist i dënuar dhe si njeri që i janë shkelur të gjitha të drejtat, por edhe si një njeri i përndjekur nga miqtë e tij.

Së fundmi ai publikoi dhe fakte të dosjes së tij të sigurimit të shtetit në lidhje me metodat e spiunazhit që përdorte kundër Maks Velos.

Ai është i njohur gjithashtu në kohën e komunizmit si një kontravers dhe kundra rrymës së masave, sistemit, i pandreqshëm në rrugën e tij por i drejtë dhe i ndershëm, gjë që e pësoi me burgimin 18 vjeçar të tij.

kolana e librave

Pikturat e tij janë të veçanta për nga stili i tij po më shumë për një lloj retrospektive që të fton në mesazhe të forta kundrejt njeriut.

Saga e tij jetësore sidomos në burgun e Spaçit është e njohur për publikun si nga mediat dhe nga literature e tij. Ai ka qenë gjithashtu një intelektual që ka ngritur koncepte bashkëkohore të urbanistikës moderne që në kohën e komunizmit.

Nga reminishenca të së kaluarës dhe nga personaliteti i tij i veçantë ai kap dhe ndryshimin e së kaluarës dhe të tashmës, nën karakteristikat e koloreve të forta në figurat e tij.

 Si shprehet dhe vetë autori, “tashmë; ëndra, imagjinata, fantazia dhe çfaqja njerëzore vinë me ngjyra”.

‘’ U desh kohë që e zeza, makthi, persekucjoni, të zbehen e vendin e tyre ta përfshijë një botë plot ngjyra e jetë. A do ta zvëndësojë ajo errësirën…? Kjo mbetet për tu zbuluar. Proçesi ka filluar, krijimi vazhdon…’’

Koloriti i mesazheve të tij do të jetë në gadishmëri për gjithë artdashësit e kryeqytetit që dëshirojnë galerinë FAB. Kushdo që dëshiron të shijojë dhe të prekë dhe më nga afër me sy pikturat e tij të veçanta do të ketë mundësinë nga data 17 janar deri në datën 30 janar për ta vizituar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Silentium est aureum - Heshtja është flori?!

Luftrat ikën! E tani po na shkatërron një kanal nëpër Ulpianë

Lirika e gjuhës së mprehtë

Azem Shkreli pena origjinale bashkohore

Nismëtar i letërsisë

Barleti epos i shpirtit shqiptar

Shqipëria dinjitoze në Kanë

“Furgoni” mes 11 filmave pretendentë

Albanologu, përkthyes e kritik... iku!

Lanksh, dashnori i gegnishtes së Camajt