MENU
klinika

Reagimi

Fyerjet në Kuvend/ Spiropali: Shfaqje vulgu e opozitës

31.01.2019 - 17:32

 Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar në lidhje me gjuhën jo etike të përdorur në kuvend, gjatë debateve të kësaj të enjte.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Spiropali u kërkon ndjesë qytetarëve shqiptarë për zhvillimet e sotme në parlament.

“Shëmti, fyerje krahinore, familjare dhe seksiste, shfaqje vulgu e opozitës politike që kërkon të qeverisë Shqipërinë.
I kërkojmë ndjesë qytetarëve të Shqipërisë dhe i sigurojmë se nuk do të biem kurrë në këtë nivel që thyen çdo kod nderi të shqiptarit #egjithëvëmendjateknjerëzit”, shkruan ministrja.