MENU
klinika

Nga New York Times

Gara për president/ Elisabeth Warren do të sfidojë Trump

01.01.2019 - 11:23

Senatorja Elizabeth Warren, demokratja  e Massachusetts dhe një kritike e ashpër e bankave të mëdha dhe kapitalizmit i parregulluar, hyri në garën e  vitit 2020 për president të hënën, duke u bërë kandidatja e pare, e vendosur për të mposhtur Presidentin Trump.

Warren, 69 vjeç, është ndër demokratet më të njohura që kërkojnë t’i zënë vendin Trumpit, të cilin ajo e ka quajtur në të kaluarën si “një dhunues racist” dhe një “tiran i zjarrtë”. Trump, i cili gjithashtu njoftoi kandidaturën e tij për rizgjedhje, shpesh tallet me të duke e quajtur “Pocahontas” për shkak të pretendimeve të saj për prejardhjen.

Ndërkohë që sulmet e Warren ndaj Trump e kanë ndihmuar atë të bëhet e preferuarat e liberalëve, ajo përballet edhe me sfida si skepticizmi në partinë e saj dhe mungesa e përvojës në një garë kombëtare.

Bordi redaktues i The Boston Globe, gazeta në qytetin e saj të lindjes, kohët e fundit i bëri thirrje asaj të mos kandidojë për president, duke thënë se ajo ishte bërë “një figurë përçarëse.”

Dy kandidatët që kanë konkurruar më parë, ish-nënpresidenti Joseph R. Biden Jr dhe senatori Bernie Sanders, pritet të zbulojnë planet e tyre këtë dimër. Megjithatë, demokratët thonë se duan një fytyrë të re si kandidati i tyre i ardhshëm.

Ndërkohë, edhe senatorë demokratë, guvernatorë, kryetarë bashkie dhe drejtues të biznesit po mendojnë të t kandidojnë, shumica e të cilëve nuk kanë kandiduar kurrë më parë.

Në garën presidenciale pritet të marrin pjesë disa gra dhe njerëz me ngjyrë, duke e bërë garën më të larmishmen në histori.

Disa kolegë nga Senati të Warren kanë të ngjarë të hyjnë shpejt në garë: Kamala Harris nga Kalifornia, Cory Booker i New Jersey dhe Kirsten Gillibrand i Nju Jorkut. Një përzierje e politikanëve liberalë dhe më të moderuar po konsiderojnë gjithashtu hyrjen në garë, përfshirë Michael R. Bloomberg, ish-kryetari i bashkisë së qytetit të New Yorkut, i cili ka thënë se është i përgatitur të shpenzojë mbi 100 milionë dollarë nga paratë e tij në garë.

Të hënën pasdite, jashtë shtëpisë së saj në Kembrixh, Warren u shpreh  “Problemi që kemi tani në Uashington është se ata që kanë para blejnë ndikim dhe unë po luftoj kundër kësaj,” tha zonja Warren. “Dhe vë bast se kjo do të bëjë shumë njerëz të pakënaqur. Por në fund të ditës, unë nuk shkoj në Uashington për të punuar për ta”.

Warren u fokusua të hënën në çështje si pabarazia e të ardhurave dhe lakmia e korporatave.

Ndërkohë, në një intervistë të transmetuar në Fox News të hënën, Trump foli rreth hyrjes së Warren në garë. ” Do të shohim se si do të shkojë. I uroj mirë, do të doja të konkurroja kundër saj” – u shpreh presidenti aktual.

Sue Dvorsky, një ish-kryetare e Partisë Demokratike të Iowa, tha në një intervistë të hënën se kishte qenë një gabim për Warren që të shpenzonte aq shumë kohë duke u marrë me personalitetin e Trump.

Një sondazh i Universitetit Quinnipiac në mes të dhjetorit tregoi se tre në pesë demokratë kishin një mendim të favorshëm për të, krahasuar me vetëm 12 për qind, të cilët e shihnin atë në mënyrë të pafavorshme.

Gjatë viteve në Senat, Warren ka demonstruar ndikim të madh si anëtar i Komitetit Bankar, duke vënë në dyshim agresivisht liderët e industrisë financiare për ekseset dhe abuzimet, duke kërkuar përgjegjësi për Recesionin e Madh dhe duke sfiduar administratat e Obamës dhe Trump për politikën tregtare.

Sesi do të shkojë gara mbetet ta shohim, dhe Warren varet shumë nga emrat e tjerë që do të kandidojnë…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN