MENU
klinika

Ministri i refuzuar

Gent Cakaj, zbardhet përmbajtja e certifikatës së sigurisë

11.01.2019 - 00:42

Certifikata e Sigurisë Personale të z. Gent Cakaj ka qenë një ndër motivet që kryetari i Shtetit, Ilir Meta, e refuzoi dekretimin e tij si Ministër i Europës dhe Punëve të Jashtme.

Në argumentet e parashtruara në letrën drejtuar kryeministrit Edi Rama, presidenti Ilir Meta thotë se nga informacioni i administruar mbi verifikimin e sigurisë dhe pastërtisë së figurës, rezulton se Gent Cakaj ka treguar mungesë papërgjegjshmërie gjatë ushtrimit të detyrës së Zv.ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, duke neglizhuar zbatimin e ligjit dhe akteve nënligjore që garantojnë qarkullimin e sigurt të informacionit të klasifikuar sekret shtetëror.

Konkretisht Cakaj me VKM nr 342 me datë 07.06.2018 është emëruar në detyrën e zëvendësministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, ushtrimi i të cilës kërkon domosdoshmërisht pajisjen me certifikatën e sigurisë personale, me qëllim që personi të njihet, administrojë apo përpunojë informacion të klasifikuar.

Dhe, ndërsa të gjitha flasin për mungesën e kësaj certifikate specifike, pakkush e di se çfarë është ky dokument kaq i rëndësishëm në të vërtetë.

Për të informuar publikun e gjerë, “Konica.al” ka siguruar një model certifikate të tillë, por për shkak të rëndësisë së madhe dhe sekretit shtetëror, kemi fshirë të dhënat kryesore.

Sekreti shtetëror nuk është një koncept abstrakt, por është një koncept i zakonshëm ligjor. Në këtë koncept lidhet edhe lëshimi i një certifikate të veçantë.

Më poshtë kemi interpretimin ligjor të certifikimit. Referuar ligjit Nr. 8457, Datë 11.02.1999 PËR INFORMACIONIN E KLASIFIKUAR “SEKRET SHTETËROR” (Ndryshuar me ligjin Nr. 9541, Datë 22.05.2006) (Ndryshuar me ligjin Nr. 25/2012, Datë 15.03.2012)…neni 4…citojmë:

“Informacioni që përbën sekret shtetëror klasifikohet nga një autoritet i klasifikimit origjinal. Ai zotërohet e prodhohet për interesa të shtetit dhe është nën kontrollin e tij.

meta rama cakaj-konica.al

Autoriteti për klasifikimin e informacionit mund të ushtrohet vetëm nga:

– Presidenti;

– Kryeministri;

– Drejtuesit e institucioneve të autorizuara nga Kryeministri, në Regjistrin Shtetëror të Informacionit të Klasifikuar;

– Funksionarë të lartë brenda këtyre institucioneve, që e marrin këtë autoritet me anë të delegimit nga autoriteti i klasifikimit origjinal.”

Interesante është edhe interpretimi i ligjit në nenin 6 të tij, citojmë:

“…Informacioni do t’i nënshtrohet procesit të klasifikimit kur lidhet me:

  1. a) plane ushtarake, armatime ose operacione;
  2. b) aftësi apo dobësi, kapacitete të sistemeve, instalimeve, projekteve dhe planeve që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare;
  3. c) veprimtari të shërbimeve informative, me forma dhe metoda të punës, me kriptologji në objektet e mjetet teknike, në vendet ku përpunohet dhe arkivhoet informacioni;

ç) informacione të qeverive të huaja, marrëdhënie ndërkombëtare ose me veprimtari ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë, si dhe me burime konfindenciale;