MENU
klinika

Detajet

Gjendet i mbytur 50-vjeçari në Drin

28.01.2019 - 15:17

Një 50-vjeçar është gjetur i mbytur ditën e sotme në rrjedhën e lumit Drin.
Sipas të dhënave, viktima është Agim Zeqaj, i cili dyshohet se ka qenë peshkatar.

Trupi i 50-vjeçarit u gjet në afërsi të fshatit Ishull Lezhë.

Në bazë të informacioneve paraprake, trupi i viktimës nuk është nxjerrë ende nga lumi por policia ndodhet në vendngjarje dhe  gjithashtu po punohet për zbardhjen e shkaqeve të mbytjes.