MENU
klinika

Deklarata

Gjonaj: VOA të verifikojë dosjen e emërimeve në burgje

16.01.2019 - 13:39

Pas publikimit të disa përgjimeve për rekrutime partiake, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka kërkuar nga Zëri i Amerikës që të verifikojë dosjen e rekrutimeve të punonjësve në Burgje.

Gjatë një deklarate për mediat, Gjonaj u shpreh se VOA nuk mori në konsideratë qëndrimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe argumentet.

Gjonaj
Gjonaj

“Dje në mbrëmje VOA nuk mori në konsideratë qëndrimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe argumentet, por rikonfimoi qasjen e gabuar lidhur me të dhënat hetimore. U shpreh per prova, por janë indicie që do i japin mundësi Prokurorisë të hetojë. Hetimet nuk kanë të bëjnë me emërimet e reja në burgje.

VOA të verifikojë dosjen e emërimeve në burgje. Emërimet dhe dokumentet e punonjësve në Burgje janë në dispozicion të të gjithëve. Jemi të hapur për këdo që dëshiron të shikojë dosjen e rekrutimeve të punonjësve të rinj. Jemi të vetëdijshëm se ka ende për të përmirësuar, por ne po punojmë për ndryshimin e situatës. Lufta me të shkuarën është reale dhe betejë me veten për të ndarë shtetin nga politika”- tha Gjonaj.