MENU
klinika

Detajet

Gjyqi për Shullazin shtyhet sërish, zbuloni arsyen

21.01.2019 - 11:43

Sot ishte caktuar që në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda të zhvillohej seanca e parë për Emiljano Shullazin dhe bandën e tij, por ajo është shtyrë për një datë tjetër.

Mësohet se shkak i kësaj shtyrje është bërë kërkesa e avokatit të Blerim Shullazit, Bledar Meminaj, pasi kërkoi më shumë kohë që të njihej me dosjen.

Kjo për shkak se më herët avokat ka qenë Aldo Tabaku.

kolana e librave

shullazi-konica.al
shullazi-konica.al

Mësohet seanca e radhës do të zhvillohet më datë 4 shkurt ora 9:30. Kujtojmë se një mua më parë Krimete Rënda dënuan me 55 vite burg Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqja dhe Endit Zela si dhe Blerim Shullazi.

Për Shullazin u dha 14 vite burg, ndërsa ai bashkë me bandën e tij akuzohen për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobëvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.