Ditën e djeshme në Vjosë u kap një gomone brenda së cilës u gjet 1 ton drogë. Pa kaluar 24 orë nga kapja, policia ka vënë në pranga autorët.
Sipas hetimeve mësohet se gomonia me 1 ton drogë ishte një tentativë për trafik ndërkombëtar të një sasie të konsiderueshme lënde narkotike.
Autorët e arrestuar janë A. A., 39 vjeç dhe E. Xh., 33 vjeç.
Dyshohet se këta shtetas janë poseduesit e lëndës narkotike që do trafikohej më datën 22 janar, rast i parandaluar dhe goditur gjatë operacionit të koduar “Vjosa”.
Mësohet se trafikantët kishin zgjedhur edhe të martën si ditë me vranësira dhe me det të trazuar pasi është më e lehtë për t’i shpëtuar radarëve.
Njoftimi i policisë:
Fier- Operacioni “Vjosa” vë në pranga autorët e dyshuar të tentativës së trafikimit ndërkombëtar të lëndës narkotike.
Falë punës hetimore intensive e të mirëorganizuar nga një grup i posaçëm hetimor i Drejtorisë Hetimore Qendrore në Policinë e Shtetit, Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda dhe me Drejtoritë Vendore të Policisë Vlorë, Lezhë e Elbasan, u bë e mundur zbardhja e tentativës për trafik ndërkombëtar të një sasie të konsiderueshme lënde narkotike.
Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
A. A., 39 vjeç dhe E. Xh., 33 vjeç.
Nga tërësia e hetimeve të kryera nga grupi hetimor dyshohet se këta shtetas janë poseduesit e lëndës narkotike që do trafikohej më datën 22 janar, rast i parandaluar dhe goditur gjatë operacionit të koduar “Vjosa”, të zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me GdF-në
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij aktiviteti kriminal.