MENU
klinika

Caktimi i masës së sigurisë

Grabitja e armëve në Pashaliman/ 4 ushtarakë para Gjykatës

13.01.2019 - 16:57

Katër ushtarakët e arrestuar për vjedhjen e armëve në Pashaliman pritet të dalin të hënën para Gjykatës së Vlorës për caktimin e masave të sigurisë.

Gjyqtarja që do të shqyrtojë kërkesat e prokurorisë mësohet se është Harila Çela.

Deri tani në pranga janë vendosur shtetasit Ardit Ramaj dhe Lesko Ramosaco, roje të depos së armatimit dhe mbikqyrësit e tyre Ervist Memsula dhe Edlir Nelaj.

Në hetim janë dhe zyrtarë të tjerë të bazës ushtarake të Pashalimanit që dyshohet se bashkë me të arrestuarit kanë kryer tre vepra penale; shkelje të rregullave të shërbimit të rojes me pasoja të rënda, vjedhje armatimi dhe falsifikim i dokumentave nga punonjësi shtetëror.

vjedhja e armeve ne pashaliman-konica.al

Bazuar në hetimet e kryera nga policia ushtarake e Vlorës, vjedhja e municioneve, pushkëve snajper dhe granatave dyshohet se ka ndodhur pas orës 03:30 të datës 10 janar 2019.

Nga kqyrja e regjistrave të bazës ushtarake ka rezultuar se depot e armatimit janë lënë pa roje për rreth 4 orë mëngjesin e 10 janarit pasi ushtaraku është larguar për shkak të motit të ftohtë.

Shërbimi i rojes është rivendosur në orën 7 të ëngjesit kur punonjësi që ka marrë turnin ka firmosur dokumentat pa praninë e rojes që duhet të bënte dorëzimin e rregullt të gjendjes së depos së armatimit.

Vjedhja është konstatuar disa orë më vonë, ku policia ushtarake gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes ka gjetur dhe një dritare të dëmtuar në depon e armëve e cila besohet se është përdorur për të nxjerrë jashtë materialet e vjedhura.

Një tjetër provë në vendin e krimit kanë qenë dhe një armë dhe disa municione që autorët e vjedhjes i kishin lënë jashtë bazës ushtarake në largim e sipër.

Ndërkaq në procesverbalin e policisë ushtarake thuhet se në ambjentet e brendshme të depos ku ka ndodhur vjedhja nuk janë gjetur gjurmë gishtash.

"Një 41-vjeçar qëlloi në ajër për të kanosur avokatin..."

Të shtënat me armë në Memaliaj, policia sqaron ngjarjen

Ishte në makinë me nipin, kur autori i bëri pritë!

Atentati ndaj avokatit, zbardhen detajet! Si ndodhi ngjarja

U arrestua me urdhër të SPAK për shpërdorim detyre

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës!