MENU
klinika

Arratisja në Hungari

Gruevski zbrazi llogaritë bankare, reagon prokurorja e Maqedonisë

30.01.2019 - 12:18

Në një intervistë për 1TV, kryeprokurorja maqedonase Katica Janeva, foli për arratisjen e ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski.

Janeva tha se nuk kanë pasur dijeni se Gruevski po zbraset llogaritë bankare dhe se sipas saj 120 mijë euro nuk është një shumë që të ngjall dyshime se dikush po planifikon arratisjen.

Nuk kemi qenë të njohur se Gruevski po zbrazë llogaritë bankare, por edhe 120 mijë euro nuk është ndonjë numër impozant për të vënë në dukje se dikush po planifikon arratisjen”, theksoi Janeva.

Ndërsa një prokurore tjetër në Maqedoni, Lile Stefanova, theksoi se fajore për llogaritë bankare të Gruevskit nuk është Prokuroria Speciale, por gjykata.

“Llogaritë e Gruevskit ishin propozim i yni që kur kemi dorëzuar akuzën për rastin ‘Titanik’. Kemi evidentuar se i akuzuari posedonte llogari dhe se të njejtat mund ti zbrazë dhe të arratiset.

Lidhur me këtë morëm përgjigje nga Gjykata penale, dhe më pas edhe nga Gjykata e Apelit, pas ankesës sonë. E përgjigja e tyre ishte se ato shuma parash nuk mund të trajtohen si rrezik për arratisje”, theksoi Stefanova.