Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe bën gati dosjen për 9 të pandehurit e dosjes ‘Habilaj’. Prokurorët e dosjes kanë ngritur akuza ndaj të pandehurve për trafik të lëndëve narkotike, krijim të grupit të strukturuar kriminal.
Në dosjen e prokurorisë thuhet se këta persona kanë bashkëpunuar me ish-zyrtarë të lartë të policisë, si Jaeld Çela, Gjergji Kohila e Sokol Bode si edhe ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.
Mësohet se Prokuroria është në pritje të dy letërporosive për ish-ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri.
Afati i hetimeve për Tahirin skadon më 17 janar dhe ai nuk është pjesë e kësaj kërkese që prokuroria i ka depozituar Gjykatës.
Zyrtarisht hetimet për Tahirin janë veçuar dhe do jetë data 17 janar nëse do kemi një akuza zyrtare ndaj tij. Megjithatë, ndaj Tahirit nuk do ketë akuzë për grup të strukturuar kriminal dhe as për trafik droge drejt Italisë, por vetëm për shpërdorim detyre.