MENU
klinika

Deklarata për mediat

Haradinaj: Nuk i ulemi të huajve, kemi kushtet tona!

29.01.2019 - 14:36

Kryeministri Haradinaj i pyetur nga gazetarët nëse qendrimi i tij në letrën dërguar ndërkombëtarëve i prish marrëdheniet me ndërkombëtarët ai është përgjigjur ashpër.

“Nëse nuk zbatohen kushtet e vëna nga unë, atëherë nuk ka gjë nëse prishen”, është shprehur Haradinaj.

Këto ditë kryeministri Haradinaj ndodhet përballë presionit të ndërkombëtarëve për heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe.

Shefi i Qeverisë, pasi Ambasada amerikane i kërkoi që ta pezullojë menjëherë taksën, i ka shkruar SHBA-së dhe vendeve të tjera të QUINT-it, ndërsa thotë se nuk i intereson nëse dikë e pengojnë kushtet që ai ka vënë në këto letra, në mënyrë që të hiqet taksa.

“Nëse njëra nga kushtet që e kam nxjerrë unë më prish me dikë, nuk ka dert. Du me nejt mirë me të drejtën tem. Nëse dikush ka problem me ato kërkesa, atëherë jemi të prishtë.

Nëse mujnë pa marrëveshje, mujmë edhe na. 2020-ta po vjen, Serbia ka me hy në BE. Nuk e di pse ne duhet me dhënë nga vetja në këto rrethana.

Kushdo që ka problem, si i brendshëm si i jashtëm me këto kërkesa, del kundër të drejtës tonë. Ne nuk kemi mirëkuptim me dikë që ka probleme me këto kërkesa. I bjen tërheqje e njohjes.

Unë nuk besoj që SHBA-ja ka probleme me këto kushte, por kushdo që ka, atëherë dihet në çfarë marrëdhëniesh futemi”, ka thënë Haradinaj në konferencën për media.