MENU
klinika

NBA

Harden i mrekullueshëm, 57 pikë për Rockets

15.01.2019 - 11:13

Një paraqitje fantastike e James Harden, teksa ka realizuar më shumë se gjysmën e pikëve të skuadrës së tij në fitoren 112-94 të Houston Rockets ndaj Memphis Grizzlies.

“Mjekroshi” më i famshëm i NBA i shkon shumë afër rekordit të tij personal (60 pikë) me 11 gjuajtje të sakta për dy, 6 për tre dhe 17 të lira, duke shënuar në total 57 pikë. Në paraqitjen e tij jashtë normales numërohen edhe 9 “rebound”.

James Harden nuk ishte protagonisti i vetëm i mbrëmjes. Anthony Davies shkëlqen gjithashtu me 46 pikë dhe plot 16 “rebound” në fitoren e New Orleans Pelicans 117-121 në parketin e Los Angeles Clippers. Randle shtoi edhe 27 pikë të tjera për Pelicans, që gjithsesi mbeten ende larg zonës play off në Perëndim.

Sfidë e veçantë për Tony Parker ajo mës San Antonio Spurs dhe Charlotte Hornets, që përfundoi me fitoren 93-108 të skuadrës me pronar legjendën e basketbollit amerikan, Michael Jordan.

36-vjeçari u kthye për herë të parë si kundërshtar aty ku gjatë karrierës së tij ka fituar 4 tituj të NBA-së. Gjithsesi, si protagonist mbi parket Kemba Walker me 33 pikë, që zhvlerësoi 28 pikët dhe 10 “rebound” të LaMarcus Aldrige.

Në përballjen mes Brooklyn Nets e Boston Celtics morën më shumë vlerë 34 pikët e D’Angelo Russell, me vendasit që fituan 109-102. 34 pikë realizoi edhe Jayson Tatum, por që nuk u ndihmua sa duhet nga pjesa tjetër e Celtics.