MENU

NBA

Harden vendos rekord, 61 pikë për Rockets

24.01.2019 - 11:50

Janë luajtur sot dhjetë ndeshje të NBA, kampionatit më të fortë dhe më emocionues në botë i basketbollit, eventi më i ndjekur në Amerikë.

NBA vijon të dhurojë spektakël e surpriza, ku dy favoritët për të qenë në fazën e “play-off”-it janë mundur në Konferencat e tyre.

Më konkretisht, Toronto Raptors nuk ia ka dalë të ketë vazhdimësi të fitoreve. Kësaj here është mundur në mënyrë të papritur nga Indiana Pacers me rezultatin 110-106.

Houston Rockets ka triumfuar falë paraqitjes së shkëlqyer të James Harden, i cili realizoi 61 pikë. Pas këtij “stacioni” të kampionatit, Toronto mban vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit, me 36 fitore dhe 14 humbje.

Harden ka vendosur rekord sot gjatë 4 periodave të rregullta, pasi akush më parë nuk kishte shënuar 61 pikë. Rekordi ishte 60 pikë. Më parë Harden i ishte afruar me 57 dhe 58 pikë.