MENU
klinika

Muzikë bashkëkohore

Helidon Gjergji dhe Fatos Qerimaj, sjellin “Info Jazz”

20.01.2019 - 10:56

Tingujt e zakonshëm të aparatëve telefonikë të quajtur ndryshe celularë mund të jenë të besdisshëm paralajmërues, mund të të ftojnë për komunikim.

Por një lloj tjetër komunikimi mund të krijojë performancë muzikore dhe spektakël në një mjegull ku gjithcka interferon jetën tonë urbane. Urbanizmi është i lodhur me tinguj gjithfarësh, shenjash dhe simbolesh, kodesh komunikimi  që i mbivendosen jetës së përditshme të shoqërisë.

Por këto janë pjesë e jona, zgjatimi i pëvojave tona të përditshme, nga forma të detyrueshme dhe spontane mund të të ftojnë që të kridhesh në mendimet e tua këndshëm, dhe kjo vjen si art në përvojë skenike. Tingujt në këtë formë ftojnë që të mendosh dhe reagosh këndshëm.

Një nga këto është dhe tingulli i celularit që, sa të fton, edhe të besdis kur ndërgjegjia jote do të rrijë krah për krah teje për disa minuta, qoftë për një orë, por ndërthuerje të tilla mund të quhen dhe art bashkëkohor.

Dy artistët e njohur Helidon Gjergji dhe Fatos Qerimaj u munduan që pikërisht këta tinguj të sillen për publikun si një spektakël muzikor me performance e “Info Jazz”.

Për herë të parë shfaqjen e tyre e përcollën në atmosferën e Tulla – Culture Center. ’’Info Jazz” është një performanvcë akustiko-vizive, me tingujt dixhitale të celularëve që me mënyrën e tyre obsesive nga të gjitha anët e në mënyrë konstante.

‘’Është një lloj kolone zonore e ekzistencës sonë bashkëkohore e përdorur si material bazik për të krijuar një hapësirë urbane akustike. Për më tepër, për të krijuar një dimension surreal, hapësira mbushet me avull skenik, që krijon një atmosferë të varur në mes të një realiteti fizik e dixhital.’’ shprehet Elidon Gjergji.

Artisti Elidon Gjergji i ardhur nga Amerika në Tiranë për këtë projekt u shpreh se një variant të kësaj performance e ka krijuar më parë në Palermo të Italisë. Për kompozitorin e njohur dhe instrumentistin Fatos Qerimaj nuk është hera e parë që bashkëpunon me artistët e arteve pamore. Ai tregon se këtë bashkëpunim me artistin Helidon Gjergji e ka pasur falë eksperiencës me projektet e tjera të artit.

Vetë kolona e tingujve të celularëve në efekte të ndryshme pamore shprehet Gjergji sjell një harmoni dhe disharmoni që herë e duam apo herë nuk e duam, por përsëri në ambientet tona nuk e shmangim dot.

Instrumentisti Fatos Qerimaj shprehet se ky ishte një tjetër bashkëpunim i suksesshëm në një formë të plotë dhe më e gjatë si vepër artistike midis artistëve e cila sillet për herë txë parë në Tiranë:

‘’Një performancë e ndërthurur me intonacionet e xhazit që ndërthuren me tingujt e celularit. Ideja që Helidoni kishte për këtë performancë ishte koncepti digjital, muzika e celularëve, tingulli i celularit të kombinuara me një muzikë live të info-jazzit edhe të një bazë elektroakustike që e vishte këtë situatë”.

 Helidon Gjergji  ka kryer studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë. Në vitin 1991, u transferua në Itali, ku studioi më tej artet vizuale dhe ka diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Napoli, Itali.

Në vitin 1997, u transferua në Çikago, ku është përsosur në teorinë dhe praktikën e artit në Universitetin e Çikagos. Tashmë ai jeton në Nju Jork dhe jep mësim në SUNY Old Westbury. Karriera e tij konsiston në fusha të ndryshme si pikturë, instalim dhe arkitekturë.

Një retrospektivë e shkurtër e artit të tij me video është ekspozuar edhe në Galerinë Kombëtare të Artit në Shqipëri në vitin 2014. Përkrah veprave të tija me specifika hapësinore për lokacione të caktuara,

Helidon prodhon vepra të rëndësishme që ngelen në sheshet publike të formave të ndryshme. Në Bienalen e 4 ndërkombëtare në 2009  të Artit Bashkëkohor në Tiranë Helidoni trasformoi me vizatime bashkëkohore një ndërtese të madhe të kohës së komunizmit.

Fatos Qerimaj është një emër i njohur i artit shqiptar. Ai është djali i Etem Qerimit, një instrumentist virtuoz në violinë. Karakteristikë e Fatos Qerimaj është se e gjithë familja e tij merret me art. Ashtu si shumë familje të tjera artistësh Qerimajt formojnë dinastinë e tyre në art. Ai është një klarinetist dhe kompozitor shqiptar.

Gjithashtu ai është profesor në Akademinë e Arteve të Bukura në Shqipëri, Tiranë. Ai ka kompozuar shpesh, ku ndër të tjera në instrumente si klarinetë, orkestrale por edhe muzikë filmike.

Në vitin 2005, ai fitoi çmimin “Muzikanti më i mirë shqiptar i vitit 2004”. Vazhdon të jetë një emër i njohur i artit shqiptar dhe me performanca të shkëlqyera muzikore.

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit