MENU
klinika

Fasoneria në Durrës

Helmimi i punonjëseve, flet drejtoresha e spitalit

29.01.2019 - 13:30

Detaje të reja janë zbardhur nga helmimi i 14 punonjëseve në një fasoneri në Durrës.

Shkak për helmimin e tyre mësohet të jetë bërë çarja e tubit të gazit të kondicionerit në fasonerinë Albastar, megjithatë vijojnë hetimet.

Punonjëset e rrobaqepësisë janë ndjerë keq dhe kanë pasur marrje mendsh e këputje, e për këtë arsye, janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit.

Për gjendjen e punonjëseve ka reaguar edhe drejtoresha e spitalit të Durrësit, Nadire Jani.

Gjendja është relativisht e mirë, nuk janë të sëmura rëndë, më shumë i ka kapur paniku, kanë marrje mendsh, u vjen edhe për të vjellë. Shifrat e tensionit janë normal, ka një ulje të oksigjenimit në organizëm, ata që kanë qenë në gjendje më të mirë i kemi çuar në pavione, pasi kanë nevojë për oksigjen. Situata po stabilizohet” tha ajo.