MENU
klinika

Detajet

Helmohen 7 punonjëse të një fasonerie, dyshimet

29.01.2019 - 10:00

Një ngjarje e papritur ka ndodhur sot në Durrës, ku shtatë gra të një kompanie fasonerie në Durrës janë helmuar.

Punonjëset janë dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Fllakës, ku dyshohet se shkak për helmimin e tyre është bërë çarja e një tubi gazi.