MENU
klinika

Almanak

Histori, çfarë ka ndodhur më 17 janar?

17.01.2019 - 08:49

1468 – Në Lezhë, vdiq Gjergj Kastrioti – Skënderbeu (63 vjeç), luftëtar, diplomat, burrë shteti, Heroi Kombëtar i shqiptarëve. Për Skënderbeun, vitet deri më 1468, kur vdiq, ishin rënduar me tensione, nga veprimtari e negociata jashtë, dhe beteja papushim brenda vendit. Në vitin 1463, pas premtimeve nga Papati, Venediku dhe shtete të tjera në Itali dhe Evropën qendrore për organizimin e një kryqëzate kundër Perandorisë Osmane, veçanërisht, pasi fushata ishte shpallur zyrtarisht nga vetë Papa Pius II, Skënderbeu e shkeli traktatin e paqes me sulltan Mehmetin. Papa papritur vdiq, dhe kryqëzata e premtuar nuk ndodhi, ndërsa trojet shqiptare iu nënshtruan një shkatërrimi sistematik. Por ishte vdekja e Skënderbeut që shqiptarët të braktisin të gjitha shpresat.

1524 – Eksploruesi fiorentinas Giovanni da Verrazzanos niset me anije për të gjetur një rrugë detare për në Kinë.

1605 – Del në shitje botimi i parë i romanit Don Kishoti i Miguel de Cervantes. Lindur në afërsi të Madridit në 1547, Cervantes shkon ushtar në vitin 1570 dhe plagoset rëndë në betejën e Lepantos. I kapur nga osmanët në vitin 1575, Cervantes kaloi pesë vjet në burg. Ai u lirua më 1580 dhe kthehet në Spanjë, ku vite më vonë arriti suksesin letrar, duke botuar pjesën e parë të romanit Don Kishoti në vitin 1605.

1718 – Orteku shkatërron të gjitha ndërtesat në Leukerbad, Zvicër, duke vrarë 53 veta.

1773 – Kapiteni James Cook bëhet i pari evropian që kalon Antarktikën.

1775– 9 plaka digjen si shtriga për shkaktimin e korrjeve këqija në Kalisk, Poloni.

1821 – Meksika lejon Moses Austin dhe 300 familjeve amerikane për t’u vendosur në Teksas; pas vdekjes, drejtimin e vendbanimit e merr i birit, Stephen Austin, i cili do te behej themelues i republikës së Teksasit (1835), që u aneksua më 1845 nga Shtetet e Bashkuara. Mbiemrin e tij mban qyteti Austin në Teksasin qendror.

1917 – SHBA blen nga Danimarka ishujt Virgin për 25 milionë dollarë.

1945 – Fillon evakuimi i Kampit të përqendrimit në Auschwitz.

1945 – Çlirimi i Varshavës nga trupat sovjetike (fundi i pushtimit nazist).

1945 – Diplomati suedez Raoul Wallenberg, shpëtuesi i dhjetëra mijëra hebrenjve nga nazistët, arrestohet nga policia e fshehtë në Hungarinë e kontrolluar nga trupat sovjetike.

1946 – Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mban mbledhjen e tij të parë.

1950 – 11 persona vjedhin 1.2 milionë dollarë kartëmonedha dhe 1.5 milionë dollarë në letra me vlerë nga zyrat e kompanisë së makinave të blinduara Brinks në Boston, Masaçusets.

1951 – Kina nuk pranon armëpushimin në Kore .

1961 – Presidenti Dwight D. Eisenhower mban një fjalim televiziv lamtumire drejtuar vendit tri ditë para largimit nga detyra; ai paralajmëron kundër kompleksit ushtarako – industrial të pushtetit.

1973 – Kushtetuta e re e Filipineve emëron Markos president për jetën.

1984 – Gjykatës e Lartë amerikane miraton (5-4) vendimin se përdorimi personal i VCR-t në shtëpi për regjistrimin e programeve televizive në kasetë me qëllim për t’i shikuar më vonë nuk shkel ligjet federale mbi të drejtën e autorit.

1987 – Presidenti amerikan Ronald Reagan nënshkruan urdhër sekret për të lejuar shitjen e fshehtë të armëve në Iran.

1996 – Republika Çeke paraqet kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Evropian .

1998 – Për here të parë në historinë amerikane: Një femër (Paula Jones) akuzon një president (Bill Klinton) për ngacmime seksuale.