MENU
klinika

Përgënjeshtron shkrimet e ish-këshilltarit të Berishës

Hoqi dorë nga projekti/ Bjarke Ingels: S’jam tërhequr, do e bëjmë Teatrin e ri

19.01.2019 - 22:05

Kompania e arkitektit danez Bjarke Ingels Group ka reaguar në lidhje me zërat për tërheqjen nga projekti për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Arkitekti i përzgjedhur për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar Bjarke Ingels deklaron përms një emaili se nuk është tërhequr dhe projekti do të vijojë normalisht.

Përmes këtij reagimi zyrtar, Bjarke Ingels ka përgenjështruar portalin EXIT të Neritan Sejaminit, ish-këshilltarit të Berishës, duke theksuar se Teatri i Ri do të bëhet.

bjarke-konica.al

“Jemi tejet të kënaqur sa i përket përfshirjes sonë të vazhdueshme në dizenjimin e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë.

Shprehim dëshirën e përfshirjes aktive të kontributeve nga përdoruesit dhe të zhvillojmë dizajnin, për t’u kthyer në institucionin kombëtar publik, që vendi dhe arti e spektakli meritojnë.”

Edhe në faqen zyrtare të studios Bjarke Ingels Group, ose siç njihet shkurt BIG, projekti i Teatrit Kombëtar është me status në zhvillim (in progress) çka do të thotë se është po kjo studio e cila vijon të ketë në dorë zbatimin e projektit në terren përmes kompanisë së ndërtimit Fusha sh.p.k.

kolana e librave

Element i fortë ky që rrëzon pretendimet e portaleve pranë opozitës për përplasje mes arkitektëve me kompaninë e ndërtimit apo dhe largim të arkitektit Bjarke Ingels.

Detajet e projektit në faqen online të ‘BIG’. Projekti i Teatrit Kombëtar është me statusin në zhvillim (in progress)
Studio arkitekturore e ka qendrën e saj në Kopenhagen dhe në Nju Jork, dhe përfshin arkitektë, projektues dhe ndërtues. Kjo studio ka realizuar një sërë projektesh të rëndësishme në vende në ndryshme, ndërkohë që aktualisht është e përfshirë në një numër të madh projektesh në të gjithë Europën, Amerikën e Veriut, Azinë dhe Lindjen e Mesme. Që nga viti 2016, zyra ka mbi 400 punonjës nga 25 vende të ndryshme të botës.

Një ndër veprat më të bukura pritet që të jetë edhe ndërtimi i stadiumit të Barcelonës, dizenjimi i të cilit është besuar pikërisht Bjarke Ingels Group.

Paralelisht, arkitektët e Bjarke Ingels Group, që do të kujdeset edhe për Teatrin e ri Kombëtar në Tiranë, është përzgjedhur edhe për ridizenjimin e Qendrës Botërore të Tregtisë, e rindërtuar në Manhattan, New York City që do të zëvendësojë dy kullat e shkatërruara nga sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Bjarke Ingels Group filloi të ridizenjojë Qendrën Tregtare Botërore në dhjetor 2014. Gjithashtu i është besuar edhe projektimi i Googleplex.