MENU
klinika

Ora e homazheve

Humbi jetën në Brezovicë, zv.ministri varroset të…

26.01.2019 - 22:19

Një ngjarje e rëndë për Kosovën ka qenë ajo e ditës së sotme, ku si pasojë e një orteku humbi jetën në Brezovicë, zv.ministri Arian Daci.

Daci do të varroset të dielën e 27 janarit në varrezat e qytetit të Prishtinës në Dragodan. Nesër janë parashikuar edhe homazhe për të në hollin e Kuvendit të Kosovës, nga ora 10:30 deri në 11:45.

Të shumta kanë qenë reagimet nga zyrtarë në Kosovë e Shqipëri, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjarët e zv.ministrit.

Kujtojmë që nga rënia ortekut të borës ka pësuar lëndime, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën edhe shoku i tij Ardian Bakalli.