14.01.2019 - 11:02
Vetëm brenda 24 orëve janë shënuar dy viktima nga i ftohti në vend.
Pas Korçës, viktima e radhës është shënuar në Durrës, duke e çuar në 4 bilancin e viktimave nga i ftohti.
Një endacak është gjetur i vdekur brenda portit të qytetit bregdetar, në lagjen numër 4.
Viktima, i identifikuar si Viktor Dhima u gjet në një bodrum dhe bazuar në dëshmitë e qytetarëve ai është i pastrehë.
Policia bën me dije se shkak për humbjen e jetës është bërë i ftohti dhe konsumimi i tepërt i alkoolit.