MENU
klinika

Detaje të reja

I vendosën tritol në makinë, dëshmia e mjekut kirurg

24.01.2019 - 08:47

Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi i një makine si rezultat i një sasie tritoli që ishte vendosur në të.

Mjeti tip “Mercedes Benz” rezulton në pronësi të mjekut kirurg Dervish Hasi.

Fillimisht u dyshua që ngjarja të ketë lidhje me profesionin që ai ushtron në një spital privat.

Por kjo është hedhur poshtë nga mjeku i cili gjatë dëshmisë së tij ka hedhur poshtë teorinë se mund të ketë probleme apo konflikte, qoftë personale apo për shkak të profesionit.

Ai ka shpjeguar se makinën e kishte blerë rreth një vit më parë dhe, sipas tij, mund të jetë edhe ndonjë ngatërresë nga ana e autorëve.

Hasi nuk është banor i zonës, por pak metra larg vendit ku ndodhi shpërthimi ndodhet një xhami, ku mjeku kishte shkuar për të kryer ritet fetare, pasi ishte besimtar dhe e frekuentonte shpesh atë zonë.