Nga Eugent Kllapi/
“Letër fëmijës që nuk u lind kurrë” vjen nga autorja e mirënjohur Orina Fallaci në Teatri Kombëtar Eksperiemental ‘’Kujtim Spahivogli’’. Teatri Kombëtar Eksperiemental ‘’Kujtim Spahivogli’’ ditë pas dite këtë vit të ri po e fillon mbarë punën e tij, ai po ngrohet dhe po fton artdashësit të rijetësojnë vetvetet e tyre.
Në ambientet e tij në këtë vit të ri po zhvillohen prova të shumta. Një ndër këto prova vlon për një dramë që shumëkush e përjeton. Drama e abortit. “Letër fëmijës që nuk u lind kurrë” pritet të ngjitet në sallën Goethe me talentin e aktores Ina Gjonci në datën 20 dhe 20 janar në teatër.
Kjo dramë e përvuajtur sa dhe e kritikuar për autoren Oriana Fallaci, e dyshuar sa dhe e diskutuar në polemika të zjarrta, mund të jetë një luftë midis dy ndjenjave të kundërtave që luftojnë kundrejt njëra-tjetrës thellë në qenien njerëzore, lufta më e shenjtë për çdo qenie, ajo midis jetës dhe vdekjes, midis urrejtjes dhe dashurisë.
Asnjë nga këto nuk mund të ndahet në hesap të vet dhe këto pashmangërisht në marrëdhënie krijojnë një dialektikë jetësore midis një personi që do të marrë jetësimin e tij përmbajtësor në udhëtimin e tij. Çfarë drame vjen nga Aborti?
Ajo është dramë e një diskutimi të disa etikave, atë fetare tradicionale që ngulmon në njeriun si unik i ardhur prej Zotit, i etikës universale të vlerave njerëzore që vjen nga mendimi i thukët i të urtëve si dhe një etike personalizuese e njerëzve që janë unikë në mënyrën e të jetuarit, midis detyrimit dhe së drejtës, dhe duhen respektuar për atë që janë. Një nga këto diskutime ka qënë që në vitet 1970 kur Oriana Fallacit iu kërkua një mendim për abortin. Rrugëtimi merr anë nga dy mendime, midis atij konservator dhe liberal, midis të qenët i detyruar nga tradita apo traditë si dikur mendimtari i njohur Paskal thoshte ”Thyejeni traditën, zakonin!”.
Këtë më mirë e shpreh autorja e veprës Oriana Fallaci, ajo sjell trillin e saj duke e përjetuar edhe vetë një marrëdhënie të urrejtjes dhe dashurisë, tema e urrejtjes në brendësi të saj ka dëshirën e madhe të dashurisë, sepse me të njëjtën forcë ne duam të jetësojmë ndjenjat tona pozitive sesa ato që sjellin urrejtje dhe vdekje.
Njeriu që do jetën është i dashuruar, nuk ka rëndësi me kë, ai do të jetësohet për t’u përmbushur. Në rastin konkret është i dashuruar me krijesën e saj. Por dashuria më e madhe është kur përjetohet dhimbja për jetën. Duket sikur është përcaktim i ‘’Erosit’’ që dëshiron jetën dhe ‘’Tanatosit’’ që perandoron me vdekjen. Kjo nuk mund t’i shpëtojë Ina Gjoncit, me asnjë kusht.
Në vitin 1975, drejtori i gazetës “Europeo”, i kërkoi Oriana Fallacit një shkrim mbi abortin, kurse gazetarja u kthye pas gjashtë muajsh me tekstin e librit “Letër fëmijës, që nuk u lind kurrë”.
Libri ‘’Letër një fëmije që nuk u lind kurrë’’ është një temë shumë aktuale dhe në ditët sot. Ai është i përkthyer në 27 vende të botës. Në qendër të saj qëndron femra, por njëkohësisht edhe jeta. Jeta njehësohet shumë bukur dhe është femër. Ka njëkohësisht shumë dialektika po më thelbësoja është një dilemë aq e forta sa e Shekspirit, ”Të rrosh apo të mos rrosh, kjo është çështja?!”, ‘’Të japësh apo të mohosh jetën?’’ kjo është çështja sipas Falacit, ‘’Të kesh apo të jesh?’’ në të qenit ndjesor sesa material do të thoshte Erich Fromm. Por këtu është një dialektikë më e thellë e vendosjes së fatit të një jete të vjetër dhe jete të re. Një rrugëtim si ai i dikurshëm i filozofit Heraklit me të kundërtat e tij në mendime. Duhet të kemi të mirën apo të keqen, apo si thotë një thënie e vjetër, ‘’E mira dhe e keqia motër e vëlla’’ që duhet të hanë në një sofër? Duhet të rrjedhim në të njëjtin ujë, apo nuk rrjedhim dot, duhet të ecim si proces i një rrugëtimi, si uji që nuk shkon asnjëherë në të njëjtin vend?
Libri i Fallacit është tragjedi e një gruaje në pritje të një fëmije, një grua e pamartuar që duhet të bëjë zgjidhje dhe zgjedhje. Të lindë apo jo, të jetojë karrierën e saj, të jetojë me një burrë, apo të vdes me ndjenja të coptuara, me vdekjen e saj të lindur, dhe me lindjen e një vdekje që se do, kjo është dilema. Libri lë pa frymë lexuesit, por përjetimi i drejtpërdrejtë lë pa frymë shikuesit në teatër. Nuk ka përjetim më të fortë se kur përballesh me realen, me aktorin, kjo është mjeshtëria e vërtetë e aktorëve.
“Ndihem e çorientuar. Unë nuk jetoj me babanë tënd. E nëse do ta dish nuk më vjen keq fare. Ndonëse rri shpesh e shoh atë derën aty, nga e cila iku sikur nuk kishim për t’i thënë asgjë njeri-tjetrit. Një grua, me pikëpyetje e dilema, bashkëbisedon me krijesën e saj, duke zbuluar kështu, të vërtetat më të mëdha mbi dashurinë, dhimbjen, e jetën’’ shprehet silabusi i faqes në facebook të Teatrit Eksperimental ‘’Kujtim Spahivogli”. Teksti të ofron dhe të fton në një domethënie të shkurtër dhe ngacmuese që duhet ta ndjekësh që ta kuptosh më thellë dramën.
Teksti i Fallacit shndërrohet me tekstin e çdo gruaje”. Por këtë rijetësim ndjenjash të thella duhet ta shprehë Ina Gjonci që po lëvron provat e saj për të vëna në jetë në një premierë me buxhete të vogla por me ndjenja të mëdha. Arti më shumë se buxhet ngjizet në ndjenja të forta, ashtu si dashuritë e forta jetësore ngjizen në ndjenja të mëdha. Kjo është një sprovë për të që duhet sprovuar, ashtu si jeta duhet jetuar, publiku duhet shijuar dhe duartorkitjet sjellin një vrull ndjenjash që flakërojnë artistët, sponsor për dramat në vazhdim, aty ku formohet edhe vetë ndërgjegja e publikut, pasi ‘’Bota është një teatër i madh dhe i bukur’’.
Përjetimet e dramës në interpetimin e saj po e provon një artiste e re Ina Gjonci, por e frymëzuar me zjarr interpretimi që në rrugën e saj për të qenë profesioniste që kur ka qenë në Universtetin e Arteve. Jo vetëm se është femër dhe e ka më të natyrshme, dhe është në një monodramë, por kjo temë e femrës është për këdo, kjo dialektikë vjen me forcë për këdo qenie normale, është prelud i çdo mënyrë të menduari reflektueshëm për ekzistencën e llojit të tij të jetës.
‘’Teksti i Fallacit, shndërrohet në tekstin e çdo gruaje, me pikëpyetjet e saj. E mbase ngre një tjetër pikepyetje. Të sjellësh në jetë një fëmije është detyrë, apo e drejtë morale. Ndonëse gjithë jeta nuk vdes…’’
Premiera në datën 19 janar në Teatrin Eksperimantal ”Kujtim Spahivogli” është punuar për në skenën teatrore në bashkëpunim nga Ina Gjonçi dhe regjizorit Endri Çela. Atë e intrigon urrejtja që krijojnë për Fallacin, përndjekja ndaj saj sa ishte në Itali, sepse ajo ishte e drejtpërdrejtë, ajo si shkencëtare e parashikoi situatën, ajo donte një temë të fortë për abortin dhe ia arriti të ngrejë vëmendjen. Ajo e donte jetën.
Gjonci e ka pikasur dhe punuar qëkurse ka qenë pjesë e Akademisë së Arteve. Mesazhi i kësaj monodrame vjen për njeriun dhe qenien e tij. Njeriut të sotëm dhe të djershëm, për të ndërtuar njeriun e ardhshëm. Është më shumë për opinionin, për vetë shoqërinë, por dhe për mashkullin, më shumë se për femrën duhet të shikohet si dialektikë për të jetën midis dy bashkimeve njerëzore, për trasparencën e ndjenjave, për vetë veten. Shumë aspekte evolulojnë, por jo ndjenja kaq të forta midis urrejtjes dhe dashurisë, midis të drejtës dhe të detyrueshmes sa dhe detyrës, midis jetës dhe vdekjes.
Njeriu që sa ndërton dhe shkatërron, ai që sfidon vetveten me natyrën dhe është pjesë e saj, po që në shumë raste më shumë se do të ndërtojë një të ardhme të begatë e tjetërson atë drejt vdekjes. Ky qendrim është i vazhdueshëm dhe universal.
Njeriu, ky fenomen i çuditshëm dhe unik që sa është kafshëror në protoizmin e vet është dhe përparimtar. Të dyja i ka në vete dhe zgjedh atë që i përshtatet. Sa i afrohet gjirit të natyrës, aq dhe e hedh poshtë këtë zot, ai do të krijojë ligjësitë e tij. Në këtë rrugëtim të njeriut është dhe tema e abortit.
Duhet zbuluar se ku do të çojnë këto të kundërta, duke ndjekur rrëfimin profesional i aktorës Inva Gjonci, në 19:00 në datë 19 dhe 20 janar në sallën Goethe.
Mos prisni të ngrihen temperaturat, ngrohuni me interpretimin e aktorëve që thurrin drama, drama nga ku lind dhe vdes qenia njerëzore!