MENU
klinika

Rrezikoi dhe Rita

“Instagrami” çon në gjyq yjet e modës

28.01.2019 - 21:44

“Instagrami” është kthyer në rrjetin social kryesor dhe më të përdorshëm nga yjet e modës, njëkohësisht edhe më fitimprurësi për ato.

Por tashmë duket se gjithçka do t’i kthehet kundër. Kendall Jenner, Emily Ratajkovski, Bella Hadid dhe bukuroshet e tjera të famshme mund të gjenden në gjykatë për publikimet në “Instagram”.

Postimet “mashtruese” të modeleve është rezultat i një hetimi i një nga mashtrimeve më të mëdha në historinë e ngjarjeve muzikore, festivalit “Fyre”. Modelet u paguan për të reklamuar këtë festival dhe vetëm njëra prej tyre tregoi se ishte një reklamim i paguar.

Të gjitha ishin të detyruara të deklaronin qartë në përputhje me ligjin federal të Shteteve të Bashkuara. Në gjykatë do të paraqiten Kendall Jenner, Emily Ratajkovski, Bella Hadid, Chanel Iman, Haley Bibery dhe të tjerët.

Modelet kanë marrë një total pesë milionë euro dhe tani do të duhet të shpjegojnë se si i morën paratë dhe për këtë arsye nuk kanë respektuar ligjin federal dhe publikimit i kanë shënuar si reklama të paguara.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë ka bërë?

Rita Ora rrezikon burgun!