MENU
klinika

Kupa e Italisë

Inter luan “tenis”, kalon pa probleme

13.01.2019 - 20:00

Inter është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë, teksa ka fituar 6-2 në “San Siro” ndaj Beneventos. Një sukses i merituar i zikaltërve, teksa më pas do të ndeshen me Lazion.

Ndeshja ka nisur me gol, teksa Icardi ka zhbllokuar shifrat që në minutën e tretë me anë të penalltisë. Pas katër minutash Candreva dyfishon rezultatin, ndërsa në minutën shtesë të pjesës së parë Dalbert con shifrat në 3-0.

Në pjesën e dytë do të shënoheshin edhe 4 gola. Me të nisur fraksioni i dytë, Martinez shënon golin e katërt. Vendasit shënojnë golin e parë me anë të Insigne në minutën e 58-të.

Inter nuk do të ndalej me kaq, kur Martinez shënon dopietën personale dhe të pestin për ekipin e tij në minutën e 66-të. Bandinelli shënon edhe një gol tjetër për Beneventon në 74-n. Ndeshjen e mbyll Candreva me golin e gjashtë në minutën e pestë shtesë.