MENU
klinika

"Hetoni mafian"

Ish e dashura e Salas ngre dyshimet për vrasje

26.01.2019 - 15:09

Pas mesazhit të saj të parë prekës për zhdukjen e të ish-dashurit, futbollistit Emiliano Sala, modelja franceze Berenice Schkair, postoi një mesazh befasues në “Twitter” të cilin më pas e fshiu.

Ajo thoshte: “Hetoni mafian e futbollit, sepse unë nuk e besoj këtë aksident”. Më pas e zgjeroi mendimin duke thënë: “Dua të zgjohem e të mësoj që kjo është e gjitha gënjeshtër. Ju lutem të hetoni, sepse nuk besoj që të ketë pasur vërtet aksident, dhe as që të jenë ndërprerë kërkimet për arsye të motit të keq. Ndihem e pafuqishme. Është një makth”, shkroi ajo në mesazhe të cilat i fshiu më pas.

Sala u kishte dërguar një mesazh miqve të tij, që nga avioni, ku thoshte se po trembej, pasia vioni po copëtohej. Avioni i vogël Piper PA-46 Malibu kishte vetëm pilotin dhe Emiliano Salan në bord. Ai u nis nga Nanta për në Kardif, por humbi kontaktet me kullat e vrojtimit pranë ishullit të Xhersit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN