MENU
klinika

Pensioni i minatorit

Ish-të përndjekurit paralajmërojnë përshkallëzim proteste

17.01.2019 - 17:00

Ish-të përnjekurit që kanë punuar në nëntokë kanë protestuar përpara ministrisë së Financave dhe Ekonomisë pasi nuk kanë marë pensionin e minatorit.

Ata ankohen se ligji ka hyrë në fuqi që në korrik të 2018 ndërkohë që aktualisht kanë përfituar shumë pak. Ngërçi qëndron në mbledhjen e dokumentave që e vërtetojnë këtë gjë.

Ish-të përndjekurit kërkojnë zgjidhjen e menjëhershme të problemit ose në të kundërt do të përshkallëzojnë protestat.

“Një paradoks që luajnë me ne, unë kështu e quaj se cdo institucion jep përgjigje pozitive apo negative. Plus kësaj, shokët e mi kanë marrë 1 milionë lekë për 5 muaj, mua nuk ma japin.

ish te perndjekurit ne protesta-konica.al

Ne do të shtrijmë protestën tonë dhe me greva urie se ne jemi mësuar, nuk kemi cfarë humbim. Për të humbur, humb Edi Rama bashkë me këta banditët që ka me vete. Ne të humbur jemi.”

Ata ankohen se jetojnë në vështirësi ekonomike.

“Të na jepet e drejta jonë, të na jepet pensioni për 260 të dënuar politikë që janë pa pension, janë pa bukë, pa shtëpi, janë duke ngordhur së ftohti atje.”

Sipas ligjit të miratuar në maj të viti të kaluar, të gjithë ata persona që kanë kryer dënimin në miniera do të përfitojnë pension minatori i cili është rreth 30 mijë e 600 lekë në muaj.

Nga ky ligj përfitojnë rreth 264 ish-të përndjekur.

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!

Kryeministri Sunak: Do ‘thyejmë’ biznesin e bandave kriminale

Britania e Madhe miraton projektligjin për dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë