MENU
klinika

Dhënia e shtetësisë

Ja çfarë mund të përfitoni nëse investoni në Mal të Zi

03.01.2019 - 10:39

Investitorët e huaj tani mund të marrin pasaporta malazeze, apo shtetësi bazuar në investimet në projektet e zhvillimit.

Vendimi i qeverisë malazeze mbi “qytetarinë ekonomike” hyri në fuqi më 1 janar 2019.

Një investitor mund të marrë nënshtetësinë malazeze në disa mënyra, duke përfshirë pagesën prej 100 mijë eurove në llogarinë e krijuar për të financuar “njësinë e komunitetit lokal më pak të zhvilluar”.

Shtetësia mund të përfitohet duke paguar të paktën 450 mijë euro me qëllim të investimit në një projekt zhvillimi në Podgoricë dhe në rajonin bregdetar, ose 250 mijë euro në pjesën veriore apo qendrore të Malit të Zi.

Sipas raportit, këto para do të shkojnë në një fond të veçantë që do të financojë ndërtimin e infrastrukturës në komunat më pak të zhvilluara, kryesisht në veri të vendit. Vendimi përcaktoi se pagesat do të monitorohen nga një auditor i pavarur. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN