MENU
klinika

Arrestohet lideri i protestuesve

“Jelekverdhët” morën fund?!

04.01.2019 - 12:45

Policia franceze ka arrestuar për herë të dytë një udhëheqës të lëvizjes “Jelekët e verdhë” në Francë, në një shenjë të qartë se qeveria po kërkon të shtypë protestat që kanë tronditur Francën për gjashtë javët e kaluara.

Éric Drouet, 33 vjeçari, shoferi i kamionëve të Parisit, i cili ishte një nga organizatorët e lëvizjes, u arrestua të mërkurën mbrëma në Paris për atë që autoritetet thanë se ishte “organizimi i një demonstrimi të padeklaruar.”

“Ne duhet të tronditim opinionin publik”, tha Drouet në një video në Facebook përpara se të shkonte në Place de le Concorde të mërkurën. Ai bëri thirrje për “veprim” në Champs-Élysées, ku disa dhjetra jelekverdhë ishin duke pritur atë atë mbrëmje jashtë një restoranti të McDonald’s.

Menjëherë pas orës 9 paradite, Drouet u arrestua.

Ligji francez kërkon që organizatorët e demonstratave rrugore të informojnë autoritetet lokale për planet e tyre. Shkeljet mund të sjellin gjashtë muaj burg dhe një gjobë prej 7,500 euro, rreth 8,500 dollarë.

Pas lirimit të tij të enjten, Drouet u tha gazetarëve se ai ishte arrestuar padrejtësisht për arsye “politike” dhe mohoi se ai kishte thirrur ndonjë njeri që të demonstronte. Ai argumentoi se asnjë prej atyre që ishin mbledhur, nuk kishte veshur jelek të verdhë. “Nuk ishte demonstrim,” tha ai. “Ishte një takim në restorant.”

Khéops Lara, avokati i Drouet, tha në një deklaratë se klienti i tij ishte “arrestuar arbitrarisht”.

Drouet ishte arrestuar dhe akuzuar edhe më parë, për mbajtjen e një shkopi prej druri në një demonstrim më 22 dhjetor.

Drouet do të gjykohet në shkurt me akuzat për “organizimin e një demonstrate pa autorizim”, tha zyra e prokurorisë së Parisit në një deklaratë të enjten. Ai do të gjykohet në qershor për mbajtjen e shkopit.

Policia është treguar tepër e ashpër, duke përfshirë përdorimin e bollshëm të gazit lotsjellës dhe qindra arrestime paraprake.

Qasja e re e ashpër, dhe veçanërisht arrestimi i Drouet, rrezikojnë përsëri shpërthimin e revoltimit popullor.

“Jelekverdhët” e intervistuar në televizionin francez të enjten ishin kritik ndaj qeverisë, ashtu si anëtarët e opozitës politike..

Kreu i majtë Jean-Luc Mélenchon e quajti arrestimin e Drouet një “abuzim të pushtetit”. Në anën e djathtë, Marine Le Pen tha se kishte ” shkelje sistematike e të drejtave politike të kundërshtarëve të Macron.

Drouet është shfaqur shpesh në television, duke tronditur opinionin publik francez.

Ai krijoi faqen origjinale të Facebook, ku bënte thirrje për një demonstratë kombëtare kundër një rritjeje të taksave të karburantit në nëntor.

“Unë nuk jam një përfaqësues i jelekverdhëve”, u tha gazetarëve të enjten Drouet. “Me ose pa mua, ajo do të vazhdojë”./konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Protestat në Francë

‘Jelekverdhët’ ja dolën!

Shqetësimet e Ministrit të Financave

‘Jelekverdhët’, katastrofë ekonomike për Francën