Në fund të vitit të kaluar, këngëtarja Jonida Maliqi u shpall fituese e Festivalit të 57-të në RTSH me këngën e saj “Ktheju tokës”, duke fituar njëkohësisht të drejtën për të përfaqësuar vendin tonë në Eurovision.
Mediat në Izrael kanë raportuar se transmetuesi kombëtar izraelit KAN, është në bisedime me një nga këngëtaret më të mëdha botërore, për ta ftuar si performuese në natën finale të “Eurovisionit”, më 18 maj.
Bëhet fjalë për yllin e famshëm, Madonna, e cila thuhet se ka shqyrtuar një kërkesë të tillë, por ende nuk ka marrë një vendim.
Ndërkohë përveç saj, emra të tjerë potencialë që janë përmendur se mund të vijnë janë edhe Elton John e Coldplay.
Ndërkohë, negociatat mes KAN dhe Madonna-s po vazhdojnë, teksa problemi i vetëm qëndron te shuma e madhe që 61-vjeçarja ka kërkuar për të interpretuar në festivalin që ndiqet nga 200 milionë njerëz anë e mbanë botës.