MENU
klinika

Kupa e Italisë

Juve në çerekfinale, “antipastë” për Superkupën

12.01.2019 - 22:39

Juventus nuk ka hasur shumë problem për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë, teksa ka fituar 2-0 në Bologna. Juventus shkon i qetë për sfidën e Superkupës më 16 janar në Arabinë Saudite kundër Milanit.

Miqtë nga Torino kaluan shpejt në avantazh, kur Bernardeschi shënoi që në minutën e nëntë të takimit. 0-1 përfundon pjesa e parë për bardhezinjtë.

Me të nisur pjesa e dytë, Juventus dyfishon shifrat. Është i riu Kean që realizon në minutën e 49-të. Pikërisht Kean në minutën e 62-të i lë vendin Cristiano Ronaldos.

Në fushë hynë edhe Dybala dhe Alex Sandro, por shifrat nuk ndryshojnë. Trajneri Allegri u dha minuta titullarëve për t’i pasur në tonus për të mërkurën. Juventus do të ndeshet në çerekfinale me fituesin e Atalanta-Cagliari.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN