MENU
klinika

Javë e acartë

Kaos dhe viktima/ Moti i keq ‘bllokon’ Europën

06.01.2019 - 15:48

Europa përballet me një javë të acartë, në mesin e parashikimeve për një stuhi gjigante bore në një pjesë të madhe të kontinentit.

Europianët, sipas shërbimit të motit të BBC-së, do të përballen me kaos në udhëtime për shkak të reshjeve të borës dhe akullit, që gjatë javës së ardhshme do të jenë të kudondodhura. Shërbimet meteorologjike kanë lëshuar paralajmërime për acar në disa zona të Gjermanisë dhe Austrisë.

Meteorologët paralajmërojnë se, Europa duhet të përgatitet për më shumë reshje bore. Në lindje të kontinentit, i ftohti do të dominojë, ndërkohë që reshje të shumta priten në Austri, Alpet lindore, Ballkan dhe Poloni. Madje, sipas meteorologëve ka reshje të pazakonta bore në Turqi dhe Greqi. Pikërisht nga fqinji jugor vjen edhe lajmi për 3 viktima në periferi të Athinës, si pasojë e motit të keq.

moti i keq ne europe-konica.al

Ndërkohë që një mot i lagësht, me shi dhe borë po i drejtohet edhe Skandinavisë. Po ashtu, gjatë javës së ardhshme Londra dhe Parisi do të regjistrojnë një rënie të ndjeshme të temperaturave.

Berlini po ashtu do të përballet me acar, ndërsa në Moskë, mërkuri në termometër do të zbresë nën -10 gradë Celsius që nga e hëna. Një pjesë e rrugëve më të rëndësishme në Europë mund edhe të mbyllen si pasojë e këtyre kushteve të motit.

Era e fortë nuk do të mungojë, pavarësisht se stuhitë më të mëdha të borës, sipas meteorologëve do të fokusohen në Gjermaninë jugore dhe Austri, ndërkohë që reshje bore ka pasur edhe në Italinë jugore.

Kushtet ekstreme të motit i kanë përfshirë tashmë vendet europiane të Mesdheut, duke filluar që nga 48 orët e shkuara.

"Një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë..."

Eksperti Karamuço paralajmëron “furtunë” në Policinë e Shtetit

“Bashkëpunëtorja e Bashës, miqësi me Xhaçkën”

Bardhi tregon prapaskenat: Pse nuk e ka nënshkruar mocionin kundër deputetes

"‘Hodhe gurin e fshehe dorën’, siç bëre pas 21 Janarit"

Djegia e mandateve, Basha i përgjigjet Metës: Ti na nxite!

Nuk do ta besoni sa shënojnë temperaturat

‘Çmendet’ moti/ Vala e të nxehtit godet këtë vend

"Nuk është për të treguar muskujt, por…"

A do të thërrasë Basha protestë? Përgjigjet Kreu i PD