MENU
klinika

Emri

Kapet i shumëkërkuari në Vlorë, i dënuar me 2 vite burg

18.01.2019 - 10:03

Ishte shpallur në kërkim, por është arrestuar sot nga policia e Vlorës.

41-vjeçari, i identifikuar si Olgert Shehu ishte dënuar me 2 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

|Policia e Vlorës ka bërë kapjen dhe ndalimin e tij pasi Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.101, datë 06.04.2018, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite burgim për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal”, njofton policia.