MENU
klinika

Kriza në drejtësi

KED apelon: Shtoni personelin në Gjykatën e Lartë!

15.01.2019 - 18:21

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi zhvilloi sot mbledhjen e parë në ambjentet e Gjykatës së Lartë.
KED vuri në dukje ngarkesën e pazakontë të punës për verifikimin dhe vlerësimin e kandidaturave për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuse dhe për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Deri më tani kanë kandiduar 40 magjistratë dhe jo magjistratë, të cilët, njëkohësisht, sipas rastit, duhen verifikuar dhe/ose vlerësuar nga KED.

Nisur nga kjo,KED kërkon shtimin e personelit administrativ pranë Gjykatës se Lartë në dispozicion të veprimtarive të këtij këshilli.

Gjithashtu, KED vlerësoi t’i drejtohet KLGJ-së dhe KLP-së duke i kërkuar që të mundësojë edhe lehtësimin apo heqjen e ngarkesës së punës gjyqësore dhe prokuroriale të anëtarëve të KED, në mënyrë që ata ti kushtohen maksimalisht ngarkesës së punës për realizimin e procedurave komplekse të verifikimin dhe vlerësimit të kandidatuarave për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe për Inspektor të Lartë të Drejtësisë.

KED vlerësoi maksimalisht angazhimin e deritanishëm të institucioneve ndërkombëtare që mbështesin Reformën në Drejtësi dhe proceset aktuale për zbatimin e saj.

KED e konsideron të domosdoshëm dhe tepër të rëndësishëm bashkëpunimin e vazhdueshëm me institucionet ndërkombëtare ku veçoi Euralius dhe OPDAT.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN