MENU
klinika

Çift i ri?

Kejvina Kthella kapet mat me futbollistin e Kombëtares

08.01.2019 - 19:11

Fama e saj u rrit ndjeshëm pasi u bë pjesë e televizionit në Shqipëri si velinë në “Xing me Ermalin” dhe që prej asaj kohe, Kejvina Kthella është bërë një nga personazhet më të komentuara të showbiz.

Kejvina, range rover, bllok

Gjithmonë ka ngjallur kuriozitet jeta personale e bukuroshes dhe meshkujt që rrinë pranë saj, ndërkohë që mbrëmjen e djeshme, Kejvina ishte nën shoqërinë e ish-banores së Big Brother, Françeska Jaçe, me të cilën kishte dalë në një nga lokalet në zonën e ish-bllokut.

Intv.al ka arritur të shkrepë një foto ku Kejvina shihet shumë e afërt me futbollistin e kombëtares shqiptare, Bekim Balaj.

Balaj njihet për lidhjet e tij me të tjera vajza të showbiz-it shqitpar si Elita Rudi, Ilda Bejleri e Viola Spiro. Mbetet për t’u parë reagimi i tyre, por zërat në rrjetet sociale e kanë quajtur tashmë Kthjellën dhe Balajn “Çiftin” më të ri të showbizz-it.