MENU

Shëndeti

Keni ndjesinë sikur mijëra miza ecin në këmbët tuaja? Do habiteni!

10.01.2019 - 18:47

Ju ndodh shpesh të ndjeni sikur mijëra miza ecin në këmbët tuaja dhe nuk e kuptoni nga se vjen kjo ndjesi. Edhe pse nuk bëhet fjalë për ndonjë çrregullim serioz, iu pengon në aktivitetet tuaja të përditshme. Ekzistojnë dy shkallë të kësaj lloj sindrome: fillestare dhe të mesme.

Si rrjedhojë edhe shkaqet janë të ndryshme. Por shkaku kryesor është trashëgimia pasi kjo qëndron në pjesën e pasme të trurit që është përgjegjëse për monitorimin.

Një faktor tjetër që mund ta shkaktojë këtë lloj ndjesie janë: veshkat e dëmtuara, nervat perifike të dëmtuara, sëmundjet degjenerative të shpinës, anemia apo dhe shtatzënia.

Ndonjëherë, RLS mund të jetë një efekt anësor i disa barnave dhe zakoneve të këqija ose kur keni mungesë të theksuar hekuri, kështu që këta njerëz janë të rekomanduar që të konsumojnë më shumë mish të kuq, panxhar dhe kumbulla në mënyrë që të rrisin nivelet e hekurit në trupin e tyre. Simptomat mund të lehtësohen duke u ngritur dhe duke ecur për një kohë.

Sipas shumë ekspertëve, ushtrimet për tërheqje para gjumit janë shumë të dobishme. Gjatë ditës, përpiquni të qëndroni aktivë, të ushtroheni, ose të paktën të ecni në ajër të pastër. Sigurohuni që të shmangni pije me kafeinë si çaj të zi dhe kafe, pasi ato ndikojnë negativisht në cilësinë e gjumit.