Fëmijët kanë nevojë për një sasi të caktuar të kalorive që të rriten dhe të zhvillohen. Por nëse një fëmijë merr më shumë kalori sesa ai përdor, trupi i ruan këto kalori ekstra si yndyrë.
Tek fëmijët që janë të shëndetshëm, shtimi i peshës ndodh më sepse ai merr më shumë kalori sesa ato që përdor.
Ushqimi i mirë dhe aktiviteti i rregullt fizik mund të ndihmojnë fëmijën të arrijë dhe të mbajë një peshë të shëndetshme. Qëndrimi i duhur ndihmon në parandalimin e problemeve shëndetësore që mbipesha mund të shkaktojnë më vonë në jetë, duke përfshirë:
-Sëmundje të zemrës;
-Diabet;
-Tension të lartë;
-Kolesterol i lartë;
-Astmë;
-Crregullimet e gjumit;
-Disa lloje të kancerit.
-Obeziteti i rëndë mund të shkaktojë probleme të mëlçisë dhe artrit;
Duke mësuar dhe duke inkurajuar shprehitë e shëndetshme të ngrënies, ju i jepni fëmijës mjete të rëndësishme për një jetë të shëndetshme.
Ndihmoni fëmijën të bëjë zgjedhje të shëndetshme ushqimore
Bëhu një model i mirë. Zgjidhni ushqime të shëndetshme edhe për veten tuaj.
Merrni ushqime të shëndetshme (për shembull, fruta si mollë dhe banane, dhe perime të papërpunuara si karrota dhe selino) .
Përfshini shumë proteina dhe me pak yndyrë, në ushqimet që bëni cdo ditë .
Shmangni ngrënie e ushqimeve të shpejta. Nëse hani në një restorant fast-food, zgjidhni opsionet më të shëndetshme në dispozicion.
Si një prind, ju keni shumë ndikim tek fëmija juaj. Megjithëse ju nuk mund ta kuptoni atë, ajo që ju bëni ndikon në zgjedhjet që edhe ai bën. Nëse fëmija sheh se jeni fizikisht aktiv , ka më shumë gjasa që edhe ai të jetë aktive. Bëni aktivitetin fizik pjesë të rutinës normale të familjes.
Kushtojini vëmendje shenjave paralajmëruese të një çrregullimi të të ngrënit. Këto përfshijnë kaloritë e tepërta , ankthin rreth peshës trupore, mos ngrënie fare etj .
Çrregullimet e ushqimit të tilla si anorexia dhe bulimia janë të pazakonta tek fëmijët, por nuk përjashtohen rastet që ato mund të ndodhin. Rreziku rritet në periudhën e adoleshencës.
Nëse keni ndonjë shqetësim rreth sjelljes së fëmijës, sigurohuni që të bisedoni me mjekun për kontrolle të mëtejshme.